Cipras nuk përshiu në qeveri ish-ministrin sepse ishte në dijeni të planit për vrasjen e tij
Ish ministri grek i rendit ka denoncuar publikisht ekzistencën e një plani për eliminimin politik dhe fizik të tij, duke lënë të kuptohet se ky plan është hartuar nga elementë të inkriminuar, ku të janë implikuar edhe politikanë. Jani Panousis, ministër i rendi, në qeverinë e parë të Aleksis Tsipras, thotë në një intervistë për gazetën greke “Proto Thema”, se detajet e këtij plani, por edhe të dhëna të tjera, i ka përmbledhur në një tekst, të cilin e ka depozituart tek prokurori. I pyetur se përse e ka bërë këtë, Panpousis thotë: “Është një veprim për sigurinë time. Nëse ndodh diçka e keqe tek une, të dinë se çfarë ka ndodhur”.
Sipas Panousit, dokumenti në fjalë “pasqyron çfarë ka ndodhur në prapaskenë. Ç’është bërë me terrorizmin, lidhjet e terrorizmit me politikanët dhe në ç’mnyrë këta të fundit (pra politikanët), më kërcënojnë. Sepse më kanë kërcënuar me jetë”. Ish ministri Panousis thotë më tej se për shqetësimet e tij ishte në dijeni edhe vetë kryeministri Tsipras dhe prandaj, sipas tij, nuk e përfshiu në kabinetin e ri që doli pas zgjedhjeve të 20 shtatorit.
“Zotit Tsipras i jam mirënjohës për dy gjëra”, thotë në intëervistë Panousi. “E para që më bëri ministër në qeverinë e parë, dhe e dyta që nuk më vuri sërish në qeveri, pse besoj se donte të më mbronte”.Në një deklaratë me shkrim, pas publikimit të intervistës, Panuosis sqaron se ata që e kërcënojnë nuk janë as ministra, as deputetë, “por anëtarë aktivë të SYRIZA-s”, partisë së kryeministrit Tsipras.
Në të njëjtën deklaratë, ish ministri grek i rendit thekson faktin se qeveria ka heshtur ndaj denoncimeve të tij dhe paralajmërimit se i kërcënohet jeta. Gjithë partitë opozitare janë kërkuar të hidhet sa më shpejt dritë në këtë çështje që mendohet se mund të shkaktojë tërmet megaballësh në politikën greke. Partia më e madhe opozitare, Demokracia e Re, thekson se denoncimet e ish ministrit të rendit krijojnë hije serioze për funksionimin e qeverisë e të politikës dhe shtojnë se kryeministri Tsipras duhet të prononcohet dhe të sqarojë pozitën e tij.
Add new comment