Qeveria mes dy zjarreve, drafti i taksave i papranueshem per biznesin
Qeveria ndodhet mes dy zjarreve per çeshtjen e taksave. Pas presioneve te vazhdueshme nga misioni i Fondit Monetar Nderkombetar per te mos ulur barren fiskale, biznesi kerkon ulje teresore te taksave.
Keshtu Konfederata e Industrive i percolli zyrtarisht qeverise vleresimet e saj draftin e hedhur ne diskutim te paketes fiskale. Ajo vlereson, se drafti ne qarkullim i paketes se taksave per vitin 2016 ne pergjithesi nuk i pershtatet gjendjes se tashme te renduar te ekonomise shqiptare.
Rritja e parashikuar e akcizave dhe taksave per prodhimet vendore si birra, vera, pijet alkoolike dhe nga ana tjeter lehtesimi per prodhimet e importit do te jete me pasoja te renda te drejtperdrejta deri ne faliment per sektoret e industrise shqiptare. Heqja ose zbutja e masave mbrojtese ligjore ne fuqi, teresisht te mbeshtetura ne direktivat dhe pervojen e BE, eshte goditje me pasoja te paparashikueshme per prodhimin vendor dhe nenshtrim i plote ndaj lobimeve te importuesve.
Konfindustria kundershton rritjen e taksave mbi primet siguruese te detyrueshme, qe ne kushtet e tregut te mbyllur dhe pa konkurence sektorial, do t'i percillet drejtperdrejt qytetareve dhe bizneseve. Gjithashtu, e papranueshme eshte edhe vendosja e taksave mbi truallin si dhe taksave dhe tatimeve te tjera te parashikuara ne draftin ne qarkullim te paketes fiskale.
Add new comment