Pse nuk iknin shqiptarët para se Shqipëria të ishte një vend kandidat për në BE?
Azilkërkimi në rritje nga shqiptarët është një dukuri që po bie në sy në Europë. Kjo ngase Shqipëria është një vend kandidat për në BE dhe rritja e kërkesave për azil, apo ikja e njerëzve, pasqyron një realitet krize. Një prononcim ka dhënë me këtë rast edhe mikesja e Partisë Demokratike, eurodeputetja Doris Pack, e cila e kërkon një përgjegjësi edhe te kryeministri Edi Rama: “Nuk e kuptoj, pse kemi kaq shumë shqiptarë që braktisin vendin. Nëse do të isha në vendin e Ramës, do të pyesja pse ndodh kjo? Pashë shifrat e azikërkuesve shqiptarë në muajin shtator në Gjermani dhe është vërtet e pabesueshme. Ndoshta është një koincidencë, por shtrohet pyetja, pse shqiptarët nuk iknin para se Shqipëria të ishte një vend kandidat dhe ikin tani që Shqipëria është një vend kandidat? Besoj, se ka një lidhje me situatën politike. Sot në shoqërinë shqiptare duhet vërtet të shtrojmë pyetjen nëse duhet të jesh kriminel për t’u bërë deputet. Nuk e konceptoj, se si ata që qeverisin vendin nuk e kuptojnë që kjo përcjell një imazh të tmerrshëm për vendin. Të gjithë e shohin, të gjithë flasin për këtë, por as Rama dhe as Meta nuk e marrin seriozisht”, është shprehur Pack.
Add new comment