Crawford i kthehet Ramës: Nuk burgosesh në SHBA nëse s'merr kuponin tatimor
Drejtuesi i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford, i është kundëpërgjigjur kryeministri Edi Rama i cili një ditë më parë tha se: “të shohin se çfarë ndodh në SHBA nëse nuk merr kuponin tatimor”. Sipas Crawford, në SHBA nuk të burgosin për kuponin tatimor. “Nuk di të ketë ndonjë shtet tjetër ku burgosesh nëse nuk merr kuponin tatimor. Ne jemi ndër të parët që kemi kërkuar luftë kundër informalitetit, por nuk duhet bërë me represion. Deri tani rezultatet kanë qenë negative”, tha Crawford, sipas “News24”.
Add new comment