Bie propozimi i Koços (Ramës) për kongresin. Pakënaqësinë Rama e reflekton me mediat (Video)
Mbledhja 3 orëshe e grupit të kordinatorëve të Partisë Socialiste për zgjedhjet është mbyllur me një fund jo të lumtur për kryeministrin Rama, njëherësh edhe kryetar i partisë. Shumica u shprehën kundër propozimit të deputetit Koço Kokëdhima për shtyrjen e kongresit të Partisë parashikuar për në Janar. Burime pranë selisë rozë thanë për "Respublica" se Edi Rama ka mbetur i pakënaqur nga ky vendim, çka e ka reflektuar pasi ka dalë nga zyrat e Partisë Socialiste. Pyetjes se mediave çfarë u vendos për kongresin, Rama iu përgjigj në këtë mënyrë: "Po ç’punë keni ju se kur do zhvillohet Kongresi?" Ndërsa vetë deputeti Kokëdhima i ka quajtur përplasjet mes tij dhe deputetëve për çështjen e kongresit si thashetheme.
Vetëm para pak ditësh deputetë socialistë, përfshi dhe kreun e grupit parlamentar u përfshinë në debate me Koço Kokëdhimën për shtyrjen ose jo të kongresit të Janarit, mes tyre Sajmir Tahiri, Valentina Leskaj, Fatmir Toçi e Blendi Klosi.
Kujtojmë se Edi Rama është kritikuar ashpër nga Blen Blushi për shkeljen e statustit duke mos iu nënshtruar zgjedhjeve në parti. Por a është më parti Partia Socialiste?
Add new comment