Megjithë aksionin e kuponit, financat minus 7 mld lekë për janar - shtator

Parashikimet e Financave kanë çaluar edhe për muajin shtator, në krahasim me realizimin faktik në mbledhjen e taksave. 7 miliardë lekë është deficiti i mbledhjes së të ardhurave në Tatime dhe Dogana për periudhën janar-shtator, thotë Panorama.
Kësisoj, edhe pas aksionit kundër informalitetit, vendosjes së dënimit me burg për evazorët, tre muaj para mbylljes së vitit buxhetor financat shënojnë deficit në arkëtimin e të ardhurave. Ky deficit vjen edhe pas rishikimit të planit 9-mujor për mbledhjen e të ardhurave. Financat pranojnë se problematike në mbledhjen e të ardhurave janë Doganat, ku siç duket problemet shfaqen në zhdoganimin e mallrave të akcizës.
Me rritjen e ndjeshme të akcizave, në linjë me vendet e tjera europiane, edhe të hyrat nga ky zë në buxhet priteshin të rriteshin ndjeshëm. Në paketën e fundit fiskale u rritën akcizat për një sërë produktesh, si nafta, kafeja, birra, ndërkohë që për herë të parë u vendos edhe akciza për pijet energjike. Duke iu referuar të dhënave të 8-mujorit në zhdoganimin e mallrave të akcizës, pati një mosrealizim në vlerën e 89 milionë lekëve kundrejt planit të përcaktuar.
Comments
a jeni ne vete o respublicane
a jeni ne vete o respublicane? ne titull shkrauni "minus 7 mld lekë për shtatorin", kurse ne tekstin e lajmit shkruani "minus 7 mld lekë për 9-mujorin". Qe ka pas deficit ne 8 muajt e pare te vitit, e ka marre vesh I madh e I vogel. por a mund te na thoni sa jane te ardhurat vetem ne shtator, krahasuar me nje vit me pare? ne qofte se jane rritur me shume se GDP dhe se inflacioni, tregon se fushata ka funksionuar kete shtator, ne krahasim me nje vit me pare, kur kjo fushate nuk ekzistonte.
Add new comment