FSHF fillon numrat me De Biazin
De Biazi është arkitekti i ekipit që çoi Shqipërinë në europianin e Francës, por ka nga ata që mendojnë se merita më e madhe i takon presidentit të FSHF-së, Armando Duka. Italiani e ka shprehur dëshirën për të vazhduar projektin e nisur prej tij edhe pas finaleve të Euro 2016, por Federata duket se bluan të tjera alternativa. Këtë lënë të kuptohet deklaratat e menaxherit të Kombëtares, Alban Bushi, por edhe heshtja që kanë treguar drejtuesit për rinovimin e kontratës me De Biazin.
De Biazi ka një kontratë deri në fund të Europianit dhe më pas mbaron! Ai është i pari në listë, por Shqipërisë në këto momente që flasim i janë afruar shumë trajnerë të mëdhenj nga bota e futbollit! “- ka deklaruar Bushi në një intervistë për Panorama Sport. Në brendi të këtyre zhvillimeve duket se është edhe kryeministri Rama, i cili ka këmbëngulur publikisht që De Biazi të qëndrojë, duke thënë simbolikisht se edhe nëse ai nuk do, qeveria do t'i sekuestrojë pasaportën. Presidentit Duka i duhet partneriteti me qeverinë për të çuar përpara projekte si ai i ndërtimit të stadiumit kombëtar në kryeqytet, ndaj dhe dakordësia për rinovimin e kontratës duket të jetë kusht i Ramës për të financuar projektete e FSHF-së. Por federat flet për merita që i takojnë më së shumti psidentit Duka. "Kam dëgjuar që të flitet shumë se kush i ka meritat më të mëdha për këtë arritje historike… Për mendimin tim, meritat i kanë të gjithë shqiptarët anembanë botës… Meritat i kanë të gjithë ata djem që dhanë 200% në fush- ën e lojës, por merita më e madhe është e një njeriu të vetëm që quhet Armand Duka. Ai e bëri këtë popull të gëzojë njëherë në historinë e tij ashtu siç i ka hije. Na bëri të ndihemi krenarë. Na bëri që kudo që të shkojmë të themi me zë të lartë se jemi shqiptarë!”- shprehet Bushi.
Duket e vështirë që Federata të marrë një kosto të tillë publike për të larguar De Biazin për vetë simpatinë që ka tekniku italian te tifozët shqiptarë dhe stepja për të rinovuar duket se është më tepër marifet i Dukës për të ulur sa të mundet pagën që do të kërkojë De Biazi.
Add new comment