Kompania e Ilir Beqjas, kampione tenderash(Dokumentet)
Partia Demokratike ka publikuar sot dokumentet që provojnë se kompania Intech+, e poseduar dikur zyrtarisht nga ministri aktual i Shëndetësisë, Ilir Beqja, ka përfituar 28 tendera. Një hollësi që shton dyshimin se kalimi i aksioneve në vitin 2013 ka qenë thjesht formal, nuk është vetëm fitimi i tenderave, por edhe rritja e fitimit. “Një kompani modeste e cila përpara vitit 2013 deklaronte shitje në vlerën 63.160.011 dhe Fitim Neto 8.892.074 lekë, dy vjet pasi themeluesi i saj, Ilir Beqa ka marrë postin e ministrit, ajo është shumëfishuar, ka arritur vlerën e shitjes në 160.760.830 lekë duke rritur Fitimin Neto në 42.783.998 lekë. Qëkurse ministri i Shëndetësisë, z. Beqja, ka hyrë në zyrë, kompania e tij ka rritur fitimin me gati 100 milion lekë të reja ose 2.5 herë më shumë dhe ka sjellë një 5-fishim të fitimit neto të deklaruar. Në 8 muajt e parë të vitit 2015 kompania që themeloi ai, rezulton të ketë kontraktuar e vetme kontrata shtetërore në vlerë 211.273.980 lekë ose gati 4 herë me shume se e gjithë volumi i vitit 2013”, tha deputetja e PD-së, Jorida Tabaku. Çfarë e bën një kompani që deklaron shifra modeste të hapë dyert e tenderave kaq shpejt?
Add new comment