Akuza publike: Ali Ahmeti i implikuar në vrasjen e Jusuf/Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës
Agjencia “Ina” raporton për një akuzë publike që i është bërë kreut të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, e cila e bën atë përgjegjës për likujdimin fizik të Jusuf Gërvallës, Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës. Akuzat i ka bërë gazetari Zoran Bozhinovski, që cilësohet ‘kontrovers’, por që ka publikuar disa faksimile. Në dokumentet e parqaitura, siç raporton “Ina”, Ahmeti trajtohet si agjent i dyfishtë me nofkën Ibar. Nuk ka asgjë të konfirmuar nëse dokumentet janë origjinale, apo se cili është burimi, por ato janë në valën e denoncimeve të ngjashme që janë vënë në skenë së fundmi në Maqedoni, nga kreu i opozitës, Zoran Zaev. Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka u vranë më 17 janar 1982 në Gjermani dhe qysh atëherë vrasja iu atribuua shërbimit të fshehtë jugosllav.
http://ina-online.net/bozhinovski-ahmeti-organizoi-eliminimin-e-vellezer...
Add new comment