Ish-shefi i shërbimit sekret të ushtrisë, emërohet në krye të Forcës Detare
Ylber Dogjani, ish-shef i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, i shkarkuar nga kjo detyrë pak ditë më parë, është dekretuar sot në krye të Forcës Detare. Kjo zbardhet nga dekreti i Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, që e cakton Dogjanin në krye të një prej forcave përbërëse të ushtrisë shqiptare. “Në mbështetje të nenit 93 dhe pikës 3, të nenit 169 të Kushtetutës, të gërmës “c” pikës 3, të nenit 9 të ligjit nr. 64/2014, datë 26.06.2014 “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Drejtimit e të Komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, d e k r e t o j: Gjeneral Brigade Ylber Selman Dogjani, emërohet “Komandant i Forcës Detare”, thuhet në dekret.
Add new comment