Rama qetëson ministrat, përjashton mundësinë e ndryshimeve në qeveri

Postuar në 06 Tetor, 2015 08:37

 

“Qeveria nuk do të ndryshojë dhe do të vazhdojë me vendosmëri punën për ndryshimin e Shqipërisë në rrugën e reformave që kemi nisur”, mësohet të ketë thënë Kryeministri para deputetëve të tij, shkruan “Panorama” duke thënë njëkohësisht se në këtë mënyrë është zbardhur dhe thelbi i takimit të Ramës me Grupin Parlamentar. Në këtë mënyrë Rama ka përjashtuar mundësinë e ndryshimeve në qeveri. Rama e ka bërë të njohur këtë lajmgjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar socialist të zhvilluar dje në mesditë në selinë e Partisë Socialiste, kreu i qeverisë ka qetësuar deputetët e tij. Në këtë mënyrë, Rama i ka dhënë fund, ndoshta përkohësisht, opinioneve që janë shprehur pas takimit që kreu i qeverisë zhvilloi me kryetarin e Kuvendit të shtunën e kaluar menjëherë pas kthimit nga Nju Jorku. Kryeministri mësohet se i ka cilësuar kundërshtarë të qeverisë ata që kërkojnë ndryshime në qeveri. “Ata që kërkojnë ndryshime qeverie sot, nuk janë ata që na kanë votuar, por ata që ose janë kundërshtarët tanë, ose hanë bukë nëpër gazeta e media duke sajuar ngjarje, përhapur thashetheme apo nxitur diversione”, ka vijuar Rama. Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar socialist, Kryeministri para mediave tha se ndryshimet në qeveri kanë qenë vetëm sajesa mediatike. “Puna juaj është që ju mendoni, ju flisni, ju informoni, ju komentoni dhe kujtoni se ajo që është folur e kemi folur ne, ndërkohë që e keni folur ju”, deklaroi Kryeministri për mediat.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.