Bllokohet trafiku rrugor mes kufijve për shkak të emigrantëve sirianë, Serbia i vendos kushte Kroacisë
Fotoreporteri i AP, Darko Vojinoviç ka fotografuar radhën e gjatë të automjeteve në pritje mes kufirit serb dhe atij kroat. Bllokimi i automjeteve në këtë aks ka ndodhur për shkak të fluksit të emigrantëve afër Batrovcit, rreth 100 km në perëndim të Beogradit. Kjo situatë ka precipituar edhe për shkak të nevrikosjes së dy shteteve ish-jugosllave si pasojë e bllokimit të shoferëve të kamionëve që e vështirësuan edhe më tej gjendjen. Më shumë se 30’000 emigrantë, shumë prej tyre refugjatë sirianë, kanë hyrë në vendet e BE si nga Kroacia në Serbi që nga e marta e kaluar, kur Hungaria ndaloi hyrjen e tyre në BE nga mbyllja e kufirin të saj jugor me Serbinë me një gardh metalik. Serbia i ka dhënë afat Kroacisë që deri në fund të ditës së mërkurë të heqë bllokadën e ngarkesave ose në të kundërt do të përballet me hakmarrje politike, ligjore dhe ekonomike. Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç tha se kishte biseduar në telefon me homologun e tij kroat, Zoran Milanoviç, dhe se ata do të vazhdojnë diskutimet për të gjetur një zgjidhje. “Pa një marrëveshje deri në mesnatën e të mërkurën”, tha ai, “Serbia do të zbatojë një paketë masash kundër Zagrebit”.
Add new comment