Ekrem Spahia përjashtohet nga partia
Legalistët kanë përjashtuar nga partia, Ekrem Spahinë dhe disa mbështetës të tij. Spahiu kishte kërkuar largimin e Sulejman Gjanës, madje zhvilloi edhe disa takime, por lidershipi legalist ka ndërhyrë energjikisht. “Duke marrë parasysh se z. Ekrem Spahiu ka ndërmarrë një lëvizje destabilizuese të Partisë “Lëvizja e Legalitetit” që u pasqyrua me një konferencë për shtyp më datë 5 shtator 2015, organet drejtuese të PLL kanë analizuar situatën e krijuar dhe kanë konkluduar se këto veprime janë jo-statutore, aventureske, dashakeqëse dhe me synim çorientimin e legalistëve dhe opinionit publik...Senati i PLL vendosi që të përjashtojë nga anëtarësimi në PLL z. Ekrem Spahiu dhe disa protagonistë të kësaj përpjekjeje, me motivacionin “Për shkelje të rënda politike që dëmtojnë rëndë imazhin e partisë Lëvizja e Legalitetit”, njofton partia.
Add new comment