Ingrid Bergman, 100 vjet nga lindja e super aktores suedeze

Postuar në 29 Gusht, 2015 19:20

Ingrid Bergman ishte një nga aktoret më fine të Hollivudit në vitet 1940 dhe 1950, e cila ka interpretuar në disa nga filmat më të njohur të atyre viteve.  E lindur më 29 gusht 1915 në Stokholm, Suedi, Bergman pati një fëmijëri të vështirë. Ajo humbi të dy prindërit kur ishte e vogël. Në moshën 17­vjeçare, Bergman u fut në një konkurrim dhe fitoi një bursë për “Royal Dramatic Theatre School”. Filmi i saj i parë, “Munkbrogreven” (1934), erdhi në moshën 19­vjeçare. Fituese e tre “Academy Awards”, dy çmimeve “Emmy”, katër “Golden Globe” dhe “Tony Award” për “Aktorja më e Mirë”, Bergman është renditur si një nga katër aktoret më të mëdha në kinemanë amerikane të të gjitha kohërave nga Instituti Amerikan i Filmit. Përpara se të bëhej një yll në SHBA, ajo ishte aktore e njohur në filmat suedezë. Megjithatë, përveç shkëlqimit të saj si aktore, ajo është përmendur shpesh për marrëdhënien e saj me regjisorin e njohur italian, Roberto Rossellini. Raporti i tyre dashuror, ndërkohë që të dy ishin të martuar, ishte një nga skandalet më të mëdha të ditës, që gati e çoi Bergman në fund të karrierës së saj. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.