Europa nuk e do Ballkanin në BE. Përndryshe pse i largojnë njerëzit?

Postuar në 28 Gusht, 2015 13:32

“Deutsche Welle” bën sot një përmbledhje të shtypit gjerman mbi samitin e Vjenës. E nga sa mund të lexohet, mediat gjermane janë më të sinqerta nga politika e Berlinit zyrtar, që sipas tyre ka ndërmarrë një iniciativë tek e cila nuk beson. “Nën titullin "Loja e gabuar për Ballkanin Perëndimor", gazeta “Berliner Zeitung” komenton: "Gjatë konferencës plasi lajmi për gjetjen e një kamioni plot me refugjatë të vdekur. Lajmi horror nuk hodhi hijen mbi konferencën, siç po lexojmë rëndom, por ai hedh një dritë të fortë në mugëtirën politike që mbizotëronte takimin pompoz në Vjenë. Të mëdhenjtë në Evropë duan të tregojnë se ato i duan sa më parë vendet e Ballkanit në BE. Por ata në fakt duan vetëm ta tregojnë këtë, sepse në të vërtetë nuk i duan ato atje. Tema nuk është afrimi i mëtejshëm me Europën, por izolimi. Nëse këto vende i duan në Europë, atëherë s'ka asnjë kuptim organizimi i dëbimit masiv të njerëzve. Në vend të dëbimit do të duhej të gjendeshin rrugë për integrimin e atyre që kërkojnë punë në tregun europian të punës”, citon DË, gazetën e sipërcituar. Ky arsyetim është shumë interesant pasi bën avokatinë logjike të azilëkrkuesve, atë avokati që nuk ua bën shteti i tyre i origjinës. Edhe gazeta e njohur “Frankfurter Allgemeine Zeitung” shkruan për ndihmat financiare për rajonin e Ballkanit, për vendet e ish-Jugosllavisë dhe Shqipërinë. Por deri më tani nuk duket gjë në horizont. Nga ana tjetër nuk është e qartë sesi fondet do të japin efekte pozitive, kur po të marrim Shqipërinë, pranohet se ndihma gjermane në këto 24 vjet është më e madhja, e sërish gjurmë të saj nuk shihen qartë. Pra problemi shtrohet edhe tek menaxhimi.

http://www.dw.com/sq/shtypi-gjerman-me-mure-nuk-zgjidhen-problemet-e-bal...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.