Duel në Disneyland me personazhin e preferuar

Postuar në 22 Gusht, 2015 09:21

Kushdo ka parë që fëmijë “Star Wars” ka ëndërruar të paktën për një herë të vetme të shigjetojë shpatën lazer të Luke Skywalker dhe të përballet në duel më të keqin Darth Vader. Sot çdo gjë është e mundur në Disneyland në Paris, parku i madh argëtues, i ideuar nga Walt Disney, ku prej më pak se një muaji janë hapur aktivitetet e Akademisë së Trajnimit Jedi. Përpara se të ngjitesh në arenë, praktikantët e akademisë do të shoqërohen në këtë kurs nga një mësues Jedi dhe një ekspert, kavalier Jedi, dhe mund të mbështeten në mënyrë të pashmangshme nga droidi R2-D2. Fëmijët veshin kostumet e preferuar, duke zgjedhur personazhet e dashur nga filmat që ndjekin më shumë. Pas këtyre kostumeve të vërteta skenike qëndron rrobaqepësi me gjilpërë dhe gërshërë Edouard Diakite, mësues i rrobaqepësisë dhe shef i ateliesë së Disneyland Paris. Jeta e tij ka një shije aventurash në të gjitha kohërat.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.