Thomas van Linge, 19 vjeçari që realizon hartat e luftës siriane

Postuar në 19 Gusht, 2015 18:35

Kemi parë shpesh harta të përdorura në media ku tregohet lëvizja e grupeve terroriste si ISIS. Harta me ngjyra dhe pasqyrim dinamik të realitetit të luftimeve në terren. Një prej përpiluesve të tyre është një 19 vjeçar nga Holanda, Thomas van Linge. "Spiegel" i ka kushtuar një shkrim adoleshentit në fjalë, edhe sepse harta e tij janë përdorur nga revista gjermane, sikurse nga CNN, si ilustrime. "Ai nuk ka qenë kurrë në Siri dhe ka mësuar arabisht nga Youtube", shkruan revista. I ati psikolog, e ëma ekonomiste, kanë ndikuar te Thomas, që të rritet duke menduar në liri. Puna me hartat nisi katër vjet më parë kur në tv pa njerëz të rebeloheshin në Kajro, në atë që nisi të quhej Pranvera Arabe. Me ndihmën e Google, filloi të përditësonte hartat e luftës. Në janar 2014 postoi në Twitter hartën e parë. Sot ka 14 mijë ndjekës. Një punë që ka dhënë fryte. 

http://www.spiegel.de/international/world/how-thomas-van-linge-mapped-is...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.