Gjendet trupi i vajzës 17 vjeçare të biznesmenit gjerman, e rrëmbyen për 1.2 mln euro

Postuar në 18 Gusht, 2015 23:29

Trupi i vajzës 17 vjeçare të një biznesmeni gjerman është gjetur të martën në mbrëmje, pesë ditë pasi ishte rrëmbyer për një pagesë të kërkuar prej 1.2 milion eurosh, raportojnë mediat gjermane. Policia e Dresdenit njofton gjetjen e trupit pranë qytetit Meisen të Saksonisë. Adoleshentja Anneli-Mari R. (mbiemri i familjes nuk jepet) humbi rreth orës 7.30 të mbrëmjes së të enjtes teksa po shëtiste qenin. Edhe një grup gjigant kërkimi prej 1200 vetësh nuk arriti ta gjente vajzën. Rrëmbyesit kërkuan që pagesa të kryhej online, edhe pse nuk dihet nëse transferta është kryer ose jo. Policia ka rrestuar dy të dyshuar, të moshës 39 dhe 61 vjeç.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.