Mashtrimi 4G
Nisma #Thurje pershendetje! Jam shume i shqetesuar me kete supermashtrimin e internetit 4G të propaganduar aq shume nga kompanite celulare. Një gjë më duket e dyshimte: Si ka mundesi që të gjitha keto kompani pretendojne se jane të parat ne 4G ,kur dihet dhe eshte diskutuar gjeresisht në media, se për të qene aktiv sherbimi 4G duhet të liroheshin ato frekuencat e famshme, qe i ka bllokuar me kohe DigitAlbi, të cilat sherbyen si molle sherri edhe për procesin e dixhitalizimit të medias, gje e cila eshte zvarritur pafund. Nje shqetesim tjeter për ne si konsumator të internetit mobil eshte ceshtja, se kush na siguron se sherbimi eshte vertete 4G?Ka subjekte kontrolluese,të cilat ta verifikojne dhe të dalin në perfundime? Se edhe vete nga pervoja jone si konsumator duket, qe vetem shpejtesi 4G nuk eshte. Mund të jete 3.5 G ose me mbulim vetem në disa zona të caktuara, jo ashtu sic proklamohet rendome në media : "Në të gjithe Shqiperine "!!Genjeshtra më e madhe na eshte premtuar në Shtator, ku pritet shpejtesi 4G+ në një kohe ku për frekuencat s'flitet fare! Kjo eshte shume e pakuptimte dhe absurde! Ju lutem bejeni publik si shqetesim! Ju faleminderit!
Marrë nga: “Nisma#Thurje”
Comments
Koment
Shkrim idiot, injorant mbi temen dhe dizinformues. Frut i prishur i lirise se te dhenit mendim mbi cdo gje...
4G
Tamam injorant pa dijeni nga fusha. Mjafton te besh nje test tek speedtest.net dhe shikon shpejtesin reale te 4G ( te pakten per vodafonin qe e kam testuar flas) e cila kalon ndjeshem edhe shpejtesine e linjave me te mira te internetit qe perdorim ne shtepiat tona.
Mos bej kompetentin kur nuk
Mos bej kompetentin kur nuk ia ke haberin frekuencave, LTE/4G është një teknologji që operon në brezin 2.6 Ghz banda (2570-2620) MHz, ndërsa digitalb ka okupuar 3 kanale të bandës UHF televizive ku aty ka komprimuar të gjithë kontentin e vetë televiziv, dhe banda UHF televizive është (300-750) MHz. Nuk e kuptoj se ku i gjeni këto argumenta, përhapni kot panik kur standartet e transmetimeve valore, frekuencat e tyre dhe prodhimin e pajisjeve e vendosin Entet ndërkombëtare të standarteve, nuk ngelën të diskutohen prej jush.
Ne fakt ju te punesuarit e
Ne fakt ju te punesuarit e vodafone kete muhabet keni ne cdo artikull qe del kundra vjedhjeve te vodafone ne mediat online apo dhe facebook do komentoni ne mbrojtje
Mire e keni se per kete gje paguheni nga paret tona :)
Add new comment