Një mesazh nga qielli për Erdogan
Edhe shpendët e kanë kuptuar se e vetmja rrugë për Rexhep Taip Erdogan është paqja me kurdët. Kështu e ka komentuar shtypi fotografinë që ka bëtë xhiron e botës ku në kokën e presidentit turk është ulur një thëllëzë.
Gjithçka ndodhi gjatë ceremonisë për inagurimin e një xhamie në Rize të Turqisë. Erdogan nuk u kap në befasi kur shpendi u ul në kokën e tij, por e mbajti për pak minuta thëllëzën në duar dhe siç e kërkonte ceremonia e la atë të lirë.
Mbetet për t’u vërtetuar sa fatsjellëse do të jetë thellëza për presidentin turk pas krizës politike që ka përfshirë vendin dhe mundësinë e zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme në muajin nëntor.
Negociatat për krijimin e një qeverie teknike mes kreut të Partisë Popullore Republikane dhe atij të Partisë Për Drejtësi dhe Zhvillim dështuan.
l.m
Comments
CA thelleze
Jo thelleza por askush nuk I ben me fajde nje diktatori si ky. Burr legen qe futi shtetin ne lufte per karrigen e tij
Mashtrime
A nuk e kuptoni mashtrimin qe bejne politikanet me shpendet, aty ka shume shpendet perreth te ndryshme dhe te buta por dhe te munduar ne kafaz e te lodhura, ndaj ne moment leshimi ato ngaterrohen nga gezimi ne tluturim e super. Kujdesem mos u mashtroni, e ta beni njeri te zotit me nje gjest te tille insjenues, apo ta beni edhe dervish ndoshta k njerezit do ti kerkojne ndermjetesim atij tek zoti ngase ky ja lidhje te forta me zitin Ku te gjithe kafshet e shpendet e shofin kete perveq njerezve.
Add new comment