Edmond Spaho reagon pas Metës: Po rreket të lajë duart, ai është bashkëautor i taksave të larta

Postuar në 15 Gusht, 2015 14:04

Pas intervistës së kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, trasmetuar një ditë më parë, ku ai kritikon politikën e taksave të qeverisë, reagoi dhe Partia Demokratike. Nënkryetari i saj, Edmond Spaho, tha se Meta është bashkëautor i këtyre taksave të larta. “Ilir Meta po përpiqet t’i shpëtojë përgjegjësisë për taksat shkatërrimtare ndaj ekonomisë së vendit dhe ekomomisë familjare. Sot kur çdo shqiptar e ka kuptuar se taksat e rritura kanë shkaktuar krizë, mjerim e varfëri, Pons Meta po rreket të lajë duart nga kjo histori. Ilir Meta është bashkëautor i taksave të larta. Ai ka aprovuar rritjet e taksave, madje ka drejtuar seancat kur janë miratuar këto skema. Ai ka refuzuar njësoj si ortaku i tij Rama të dëgjojë paralajmërimet e opozitës. Ilir Meta dhe deputetët e tij në Kuvend votuan kundër propozimit të Partisë Demokratike për uljen e taksave, që do ulnin çmimet e energjisë, karburantit dhe ushqimeve dhe do të hapnin mundësi për vende të reja pune. Ilir Meta njësoj si ortaku i tij refuzuan të dëgjojnë zërin e bashkuar të qytetarëve dhe opozitës që u ngritën në protesta kundër taksave të larta dhe rritjes së çmimit të naftës dhe energjisë elektrike. Ndaj nuk i bën dot makiazh portretit të tij prej bashkëfajtori. Ai dhe ortaku i tij do të mbajnë përgjegjësi për taksat e larta, kontrabandën dhe korrupsionin që janë shkaqet e krizës ekonomike Rama-Meta,” tha Spaho

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.