Rishfaqet Blerim Çela. Thotë se PD duhet rithemeluar duke larguar dhe uzurpatorët e saj

Postuar në 14 Gusht, 2015 08:53

Blerim Çela, një prej themeluesve të Partisë Demokratike, hedh akuza të forta mbi lidershipin e partisë, që sipas tij, për shkak të interesave personale e çuan PD­në drejt humbjes së thellë të 21 qershorit. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” Çela thotë se PD është shkëputur nga demokratët e vërtetë dhe se Lulzim Basha është i pafuqishëm për ta drejtuar atë. Blerim Çela apelon për rithemelim të PD­së, pasi vetëm në këtë mënyrë ajo mund të ringrihet për t’u rikthyer në pushtet ndërsa apelon demokratët e vërtetë që të ngrihen dhe të largojnë sipas tij uzurpatorët e PD­së.

Duke folur për humbje e PD­së në zgjedhjet e 21 qershorit, Blerim Çela thotë: “PD­ja u kthye në një parti autokratike, që u largua nga baza e partisë, u largua nga njerëzit e saj, nga demokratët e vërtetë. PD humbi sepse në vitin 2009, kur PD­ja bëri aleancën me LSI­në, humbi besimin për të qenë forcë e djathtë. Lulzim Basha nuk duhet të jetë më kryetar partie, jo se është i pafatë, por sepse ai nuk doli kryetar i kandiduar nga baza por u përzgjodh nga Berisha. Kjo zgjedhje iu imponua antarësisë së PD­së për t’u votuar, praktikë kjo e zbatuar edhe në raste të tjera të PD­së. Koha vërtetoi se Basha nuk pati fuqi të bëhej 1­ësh prandaj duhet të hapë krahun për ristrukturim të thellë ose rithemelim të PD­së pa anashkaluar figurat e larguara nga kjo parti që kanë dhënë shumë për PD­në e demokracinë e vërtetë shqiptare. Në PD duhet të praktikohet mendimi ndryshe, debati dhe funksionimi i forumeve dhe ststutit të partisë por me Bashën dhe Berishën, PD­ja do të kthehet në një miniparti që do të shuhet. Demokratët e vërtetë duhet të lëvizin, të bashkohen, e largojnë uzurpatorët e PD­së që e kanë katandisur në këtë gjendje të mjerueshme ku strukurat në bazë janë inekzistente. Shqipëria ka nevojë për një të djathtë të vërtetë. E përsëris PD­ja ka nevojë të rithemelohet, nëse e lejon z.Berisha me vullnetin e tij pa u përzier në këtë zgjidhje”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.