"Rritja e pensioneve"? "Le ta marrë Edi Rama shtesën"

Postuar në 09 Gusht, 2015 08:03

Që prej 1 korrikut 2015, rreth 600 mijë pensionistë shqiptarë përfituan një rritje pensioni të cilin qeveria e përcaktoi si indeksim për çmimet. Por vendimi i qeverisë për të rritur pensionet me 1.4% nuk është mirëpritur nga pensionistët. Ata ankohen se shtesa prej 1. 400 lekë të vjetra për pensionet e ulëta dhe 3.400 për ato të larta nuk u zgjidh asgjë. Në një kronikë televizive të trasmetuar nga “Ora News”, pensionistët e cilësojnë si tallje rritjen e pensioneve nga qeveria. Ata shprehen se jetesa e tyre sa vjen e bëhet më e vështirë dhe se me pensionin nuk arrijnë të mbulojnë as shpenzimet minimale. Për mikrofonin pensionistët tregojnë se problemet me shëndetin apo blerjen e ushqimeve e përballojnë vetëm falë mbështetjes së fëmijëve. “Pensionin e mora me rritje, por as vetë se mora vesh se shumë pak”, thotë një pensionistje. Një tjetër gjithashtu thotë: “Mora pak më shumë, por nuk ndihet fare. Shumë e vështirë, kam punuar 35 vjet në arsim dhe të marrësh 190 mijë lekë të vjetra pak janë”. “Çfarë të mjaftojnë? Jemi bërë lypsarë, 50 vjet punë, haram i paçin!”, shpreh dufin e tij dhe një tjetër pensionisti”. Të tjetër thonë se 1700 që u takojnë nga kjo rritje më mirë le ti marrë Edi Rama, pas kjo shtesë nuk vlen për asgjë.

Comments

Submitted by Ioni (not verified) on

Veme ulerimen per taksat, madje duke justifikuar edhe ata qe nuk jane te rregullt dhe nga ana tjeter kerkojme rritje pensioni! Si do i gjeje qeveria parate nese nuk paguhen taksat?!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.