be

MSA dhe afera e Portit/BE anullon 28 milionë euro për Durrësin

Postuar në 23 Nëntor, 2022 16:04

Projekti i nxitur nga kompani offshore dhe i mbështetur nga qeveria shqiptare  për ndërtimin e marinës së jahteve dhe një blloku apartamentesh e hotelesh në vendin ku aktualisht ushtron aktivitetin porti më i madh tregtar i vendit e  ka çuar Bashkimin Europian drejt një vendimi ekstrem në lidhje me financimet e tij në Shqipëri, duke nisur nga porti tregtar. Kështu, BE ka anuluar një grant prej 28 milionë euro që ishte vënë në dispozicion nga Fondi i Investimeve për Ballkanin Perëndimor, me qëllim rikonstruksionin e Kalatave 1 & 2, në Terminalin Perëndimor të Portit.

Krizë për mjekë në Francë.1/3 e mjekëve në BE, mbi 55 vjeç

Postuar në 22 Nëntor, 2022 17:13

Në Francë 7 milionë njerëz nuk kanë një patolog referues, një shifër që sipas “Politico” përbën sinjal se mjekësia sinjalizon probleme serioze për të ardhmen. Numri I patologëve ka rënë me 5.6% nga viti 2012 deri në vitin 2021, por është një krizë që ka nisur me tatpjetën e vet që në vitin 1971. 44% e mjekëve në këtë vend janë më të vjetër në moshë mbi 55 vjeç ndërkohë që në mbarë Europën, 1/3 e mjekëve kap këtë moshë. Për arsye të kësaj natyre, me propozim të presidentit francez, Emmanuel Macron mjekëve në pension u është kërkuar të vijojnë pnën ende.

Vaksina dhe beteja e humbur për pronësinë intelektuale. Një histori lobimi

Postuar në 21 Nëntor, 2022 18:26

 

A është ky një kërcënim i hapur? Nuk e di." Këshilltari i kryeministrit belg foli me qetësi teksa rrëfente një telefonatë lobuese të vitit 2021. Por e jashtëzakonshmja qëndron te përmbajtja e bisedës.

Politika e re e BE-së drejt Rusisë: Izolim dhe mbështetje për vendet e Ballkanit

Postuar në 14 Nëntor, 2022 18:48

Bashkimi Europian është duke rishikuar qasjen e vet ndaj Rusisë, duke synuar një politikë izolimi.

Në lojë besueshmëria e Bashkimit Europian

Postuar në 10 Nëntor, 2022 00:23

 

Vitin që vjen pritet vënia në punë e një sistemi të ri të teknologjisë së informacionit, të njohur si Sistemi i hyrjes/daljes (EES) për regjistrimin e informacionit të hyrjes, daljes dhe refuzimit të hyrjes të shtetasve nga vendet joanëtare të BE-së që vizitojnë zonën Shengen pa pasaportë për periudha të shkurtra (maksimumi i përcaktuar 90 ditë në çdo periudhë 180-ditore).

Analizë e 45 000 njoftimeve për shtyp: BE-ja është i pakuptueshëm

Postuar në 07 Nëntor, 2022 14:08

Një analizë e kryer nga WZB, Qendra e Berlinit për Shkencat Sociale konfirmon perceptimin se institucionet e Bashkimit Europian, veçanërisht KE-ja, janë tërësisht të pakuptueshme nga publiku. 45 mijë deklarata për shtyp kanë kaluar nën analizë për të dalë në përfundimin se të kuptosh atë që do të thotë Komisioni, është më e vështirë se të kuptosh deklaratat e çdo qeverie.

660 vjet burg për Mafien e fondeve të BE-së në Siçili

Postuar në 01 Nëntor, 2022 19:59

Një gjyq në Siçili ka sjellë në vëmendje atë që prokurori Maurizio De Lucia, e ka quajtur një Mafia e Re. 101 persona janë dënuar me 660 vjet burg në Siçili, si pjesë e klaneve të Nebrodit nën akuzën e mashtrimit, deklaratave të rreme, zhvatje, krijim të kompanive dhe fitimeve të rreme dhe trafikut të drogës. Çështja ka marrë trajtim edhe nga mediat e njohura jashtë Italisë. 

Për herë të parë gjyqi ekspozoi një sistem mashtrimesh që thithën të paktën 5 milionë euro të BE-së për bujqësinë

shkruan “Politico”. 

Propozimi çek/Shpërndarje mbi bazë vullnetare të imigrantëve në vendet e BE-së

Postuar në 28 Tetor, 2022 18:59

Politico” njofton se Bashkimi Europian është duke shqyrtuar një draft për të shpërndarë numrin e imigrantëve në vendet anëtare, me një kuotë prej 5000 -10 000 në vit.

10 mld$ Vietnamit për të hequr dorë nga qymyri. Përgjigja: Ndoshta!

Postuar në 27 Tetor, 2022 19:31

Grupimi i vendeve të industrializuara G7 ka ofruar miliarda dollarë ndaj Vietnamit, Indonezisë dhe Indisë për të zëvendësuar përdorimin e qymyrit, por ka hasur në rezistencë. 

BE-ja do të përfundojë si Bashkimi Sovjetik

Postuar në 24 Tetor, 2022 14:01

Kryeministri hungarez Victor Orban ka përshkallëzuar luftën deklarative ndaj Bashkimit Europian teksa ka njoftuar zhvillimin e një referendumi për sanksionet ndaj Rusisë, të cilat po godasin rëndë ekonominë e këtij vendi. Duke folur në një aktivitet me rastin e 66 vjetorit të revlucionit hungarez ndaj Bashkimit Sovjetik më 1956, Orban parashikoi edhe fundin e BE-së:

Pages

Subscribe to RSS - be