Një Pazar i ri për imunitet personal

Postuar në 08 Maj, 2024 22:29
Skerdilajd Zaimi

 

Zhvillimet e javëve të fundit kanë gjeneruar disa zhvillime që mund të shquhen nga qëndrimet e aktorëve kryesorë: Rama, Berisha dhe më tej, Meta. 
Së pari, askush nuk përmend më që Sali Berisha është non grata. Ish-kryeministri ka dalë nga zona e kuqe dhe qëndron në dritare prej nga ku negocion me palën tjetër për vete. 
Së dyti, kryeministri që edhe ka provokuar deri diku rehabilitimin e Berishës, ka njoftuar nga takimi i fundit me përfaqësuesit socialistë se ai nuk mbron më askënd para asnjë demarshi nga organet penale, se madje ka nevojë për një pakt anti-korrupsion dhe bashkëpunim me opozitën. 
Së treti, lëvizja e Ilir Metës dha sinjalin se zgjedhjet që po afrojnë janë all in
Në këto kushte kemi edhe një mesazh të ambasadës amerikane që thotë: bashkëpunoni!

Ne e kemi dëshmuar më parë se çfarë është kjo. Është një Pazar që paralajmëron se prerja e kokave të disave prej njerëzve që janë entutazh i pushtetit duhet bërë pa destabilizuar pushtetin e atyre që janë në krye. Zoti Rama që ka nisur të shfaqet me figura të vjetra të PS-së, tani propozon një pakt me Rithemelimin sepse bastisja eventuale e partisë së tij nga SPAK, duhet ta gjejë të përforcuar nga një drejtim. A nuk bëri Fatos Nano të njëjtën gjë? 

Mund të ndjejmë që tani se lloji i lojës politike që po zhvillohet është për mbijetesë dhe kuptohet sa është zvogëluar pesha e të gjithë të tjerëve në këtë furtunë që po afron. Veliaj është viktima më eminente e këtij pakti për të vijuar kush e di se me kë. 

Pakti Antikorrupsion që po propozohet përveçse shpëton me gjasë triumviratin e politikës nga dalja jashtë kontrollit e subjekteve të tyre, krijon rrejshëm një sfond gati ideologjik të interesit kombëtar, zëdhënës të të cilit befas bëhen Berisha dhe Rama e po pati pak sevap, edhe Meta. 

Të tre bashkë ndoshta kanë imunitetin për të amortizuar bastisje të SPAK, izolimin në dritare si dhe çdo vendim për zgjedhjet. Përpara pra siç tha z. Rama! Me etapën e re të Tranzicionit. Kush ka interes duhet të shpallë që tani se po e gënjejnë ndaj edhe po beson! Të tjerët? Sytë lart!

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Rrespekt per Ty, qe shkruan, dhe shkruan bukur. Dhe kur shkruan me sarkazem kunder agjitacionit politik si gjuhe te fabrikuar e te shpifur. Politikanet nuk kane menduar asnjehere per popullin, politikanet dhe intelektualet, apo me sakte te gjithe shqiptaret. Shqiperia eshte perceptuar si “koloni“ nga te gjithe, po sidomos nga politika ku vetem eshte plackitur dhe asnje problem afatgjat nuk eshte zgjidhur ne keto tridhjet e kusur vjet. Sali Berisha, Ilir Meta, Edi Rama, nuk mendojne per demokracine, nuk mendojne per te ardhmen e brezave; mendojne per zgjedhjet, per truke propogande e patranozhistesh dhe kjo eshte vjedhja me e madhe qe i behet nje populli. Vjedhjet e miljonave euro sigurisht qe jane vjedhje, po vjedhja me e madhe eshte vjedhja e se ardhmes se popullit. Dhe aty nuk ka ngelur njeri qe te ulerase e te kundershtoje, aty nuk ben asnje njeri zhurme se kane ikur te gjithe per te gjetur te ardhme jo ne Shqiperi. Ky eshte krimi me i madh qe ka bere politika ne Shqiperi: ka vjedhur te ardhmen dhe brezave te tanishem e te ardhshem i kane hequr te drejten per te pasur fjale ne politike. Krim qe duhet te denohet.

Submitted by Dori (not verified) on

Me vjen keq ta them, por eshte nje kendveshtrim i gabuar ne te gjitha veshtrimet. Perdorimi i termit "triumvirat" eshte i gabuar. Nuk jemi ne situaten e nje triumvirati, ku pushteti ndahet mes tre personave, por te nje pushteti pothuaj absolut te Edi Rames. Eshte e pakuptueshme, do te thosha naive qe, tek cdo batute qe hedh Rama, te mundohesh te gjesh nenkuptime dhe konspiraci (mbase per vete faktin, qe perversi pikerisht kete synon).
Eshte po kaq e pakuptueshme, sesi ende nuk kuptohet qe Rama, mosndarjen e pushtetit e ka pjese thelbesore te qenies se tij politike; te gjitha veprimet dhe aktet e tij politike, qe kur erdhi ne pushtet, synojne kontrollin absolut te tij, ku dy me kryesoret jane: reforma ne drejtesi, tashme e kontrolluar prej tij dhe shkaterrimi i opozites.
Pervec narratives kryesore "ne jemi me te miret", propaganda ka edhe nje rezerve "te gjithe jemi njesoj"; eshte intriguese, se te dyja perdoren ne te njejten kohe; natyrisht, kjo e dyta perdoret ne menyre tinzare, te nenkuptuar, porqe eshte shume me efektive sa i perket helmatosjes se opinionit publik. Nenkuptimi: ok, nese nuk ju bindim qe nuk jemi me te miret e te mireve, sic pretendojme, te pakten duhet te pranoni qe jemi me mire se kundershtaret tane! Kjo dinakeri propagandistike eshte efektive sepse ka zene rrenje te forte ne opinionin publik: te gjithe jane njesoj!
Mirepo, ky perceptim, kjo mendesi ne rrethanat e nje pothuaj autokracie, i sherben vetem Edi Rames.
Berisha e ka fituar betejen e vet si individ, si person privat; nuk ka se cfare te negocioje ne kete aspekt; madje eshte naive te mendosh se po negocioka per veten e tij; sepse nuk e ka bere kete atehere kur kishte kuptim ta bente: para se ta shpallnin nongrata dhe para se ta arrstonin.
Eshte kaq e qarte dhe me vjen keq per ata qe gjithe keto vite qe merren me te, nuk kane arritur ta kuptojne se te vetmet negociata qe ben Berisha jane ato qe kane synim ardhjen ne pushtet; nuk ka asnje negociate a merreveshje te tij per nje pozicion komod ne politike, e aq me pak per ceshtje te personit privat.
Synimi i Berishes eshte shume i qarte: rikthimi ne pushtet! Gjithcka e ka fokusuar ne kete pike.
Shpallja nongrata, hedhja ne gjyq e Sekretarit te Shtetit, shpallja e dyte nograta e pasuar perseri nga nje padi ne gjyq ne UK, kercenimi publik se do ta fusnin ate dhe familjen ne listen e zeze te Thesarit dhe sfida e tij e shprehur ne nje fjale: bejeni!; percarja e forces se tij politike nga nderhyrjet e pushtetit dhe nderkombetareve, mbajtja peng e saj nga gjykatat e pushtetit dhe ne fund arrestimi i tij - te gjitha keto i bejne te tejkaluar kohe dhe te pakuptimta arsyetimet mbi arsyet personale.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.