Egjipti i kthen sytë nga bujqësia. Drejt krijimit të një delte të re 4 miliard e 200 milionë metër katrorë

Postuar në 30 Mars, 2021 17:47

Pas rënies drastike të turizmit vitet e fundit, Egjipti i ka kthyer sytë nga bujqësia. Qeveria ka një projekt për krijimin e një delte me sipërfaqe mbi një milion fedanë (në total 4 miliard e 200 milionë metër katrorë). Plani në fjalë do të përfundojë zbatimin pas dy vitesh.

Zona do të kultivohet me grurë, misër dhe perime, pasi më parë janë kryer studime laboratorike në terren.

Ministri i Agrikulturës, Al Sayed Al Qusair, i tha shtypit vendas se kostoja e bonifikimit për fedan është 200 000 LE (monedha vendase).

Paralelisht, ministria po planifikon të zbatojë një projekt zhvillimor në Marsa Matrouh, pjesë e të cilit janë kullota, ferma të shumimit të bagëtive, njësi biogazi, rehabilitii i burimeve natyrore dhe fiksimi i dunave të rërës në Siwa Oasis.

Gjithashtu, ministria ka në plan të nxisë kultivimin e pemëve të ullirit dhe nxjerrjen e vajit të ullirit. Kjo përveç rritjes së kultivimit të fikut për konsum vendor dhe eksport, si dhe për përpunim.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.