Fushatë me plane lufte

Postuar në 19 Shtator, 2023 15:53

Në Poloni, fushata për zgjedhjet parlamentare ka hyrë në fazën më të nxehtë të saj.

Partia në pushtet në Poloni ka publikuar pjesë të një plani top sekret mbrojtjeje për të diskredituar opozitën. Ligj dhe Drejtësi (PiS) kërkon një mandat tjetër qeverisës dhe garon me opozitën e drejtuar nga Donald Tusk, ish-president i Këshillit Europian në 2014-2019.

Vëmendje! Qeveria Tusk ishte gati të hiqte dorë nga gjysma e vendit në rast lufte”, tha ministri i mbrojtjes Mariusz Błaszczak, në një video të publikuar nga PiS më 17 shtator - 84 vjetori i sulmit të Bashkimit Sovjetik ndaj Polonisë në 1939.

Ministri po i referohej planit strategjik të mbrojtjes të vitit 2011, i përgatitur nga ish-qeveria e kryeministrit të atëhershëm Donald Tusk (2014-2019).

Tusk tani udhëheq Koalicionin Qytetar, alternativa opozitare përballë PiS që kërkon mandatin e tretë.

“Plani supozonte se Polonia mund të mbrohej vetëm për dy javë dhe armiku do të arrinte në bregun e djathtë të Vistulas pas shtatë ditësh”, thotë Błaszczak në videon ku shfaqen imazhe të planit, mes të cilave edhe kopertina ku shkruhet "tepër sekret".

“Plani e tregon qartë: Lublin, Rzeszóë ose Łomża mund të kenë qenë Bucha polake,” tha ministri, duke iu referuar qyteteve lindore polake dhe qytetit ukrainas ku trupat ruse masakruan qindra civilë vitin e kaluar.

Videoja ngjan më shumë si kundërpërgjigje pas zbulimit të skandalit të vizave në të cilin ishin përfshirë një pjesë e madhe e trupës diplomatike polake.

Ish-ministri i Mbrojtjes i Tusk dhe anëtari aktual i Parlamentit Evropian, Radosław Sikorski, tha se PiS po manipulon opinionin publik duke e vënë theksin vetëm te një skenar i një plani më të gjerë ushtarak në rast të një pushtimi rus.

Fakti që ushtria ka plane emergjence për çdo rrethanë dhe situatë është një gjë e mirë, jo një gjë e keqe,” tha Sikorski për faqen e lajmeve gazeta.pl.

Skandaloz sipas tij është zbulimi i planit, pasi ka vetëm një numër të kufizuar pozicionesh të mbrojtura në Poloni dhe publikimi i detajeve i jep informacione sensitive Moskës.

Koalicioni Qytetar thotë se nëse merr pushtetin do ta çojë ministrin aktual të Brendshëm përpara Gjykatës së Shtetit, e cila gjykon zyrtarët më të lartë të vendit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.