arena kombetare

Kosova ndërton stadiumin më të bukur në Ballkan. Arena Kombëtare është më e bukura në Europë(ka kulla)

Postuar në 14 Qershor, 2019 15:03

Qeveria e z. Rama po ndërton Arenën Kombëtare. Është një kompleks kullash, me qendër tregëtare dhe aktivitete të tjera të cilave u është bashkëngjitur një stadium. Më saktë ish-stadiumi “Qemal Stafa”.

Z. Rama ka deklaruar se ky stadium do të jetë ndër më të bukurit në Europë.

Mirëpo duke pranuar se edhe kosovarët janë shqiptarë, atëherë i bie që Arena Kombëtare do të ketë binjakun e vet në Prishtinë.

Arena Kombëtare, Duka kërcënon me gjyq Ahmetajn

Postuar në 03 Nëntor, 2018 17:27

Teksa po shkojnë duke u mbyllur punimet për stadiumin e ri Arena Kombëtare, Fderata Shqiptare e Futbollit paralajmëron se do të çojë në gjyq Ministrinë e Financave, pasi sipas FSHF-së Komisioni i Apelit refuzon të rimbursojë TVSH-në për pjesën e investimit të kryer nga FSHF në stadiumin “Arena Kombëtare.

Kjo do të thotë  sipas Federatës se këtij investimi i mungojnë afërsisht 2 milionë Euro dhe se praktikisht përfundimi i punimeve të stadiumit vihet seriozisht në pikëpyetje.

Goli i FSHF-së: Parking nëntokësor 2 kate tek “Arena Kombëtare”

Postuar në 29 Dhjetor, 2016 17:58

“Panorama Sport” raporton sot se në projektin e ndërtimit “Arenës Kombëtare”, stadiumi që zëvendëson “Qemal Stafën” e dikurshëm, është shtuar edhe një parkim nëntokësor. Personi përgjegjës në FSHF për infrastruktirën, Arben Dervishaj ka dhënë këtë sqarim:

"Arena" është e shqiptarëve. Kurse Kulla është e “Tironës”

Postuar në 24 Prill, 2016 16:42

Debateve për stadiumin e ri, “Arena Kombëtare”, projekti i të cilit u prezantua javën e kaluar, i është përgjigjur sot edhe kryeministri Edi Rama. Nga profili i vet në Facebook, Rama sjell si shembull Uemblin. “A ishte Wembley i vjeter nje monument kulture? Jo vetem ishte nje perle e trashegimise kulturore, po edhe nje monument i historise se futbollit boteror, jo thjesht anglez. E megjithate erdhi koha qe te shembej per t'ia lene vendin Wembley-it te ri, sepse ashtu sic ishte, produktivitetin e kishte minimal ndersa kostot e mbajtjes se tij ne jete ishin te jashtezakonshme.

Apel i PD-së për biznesmenët dhe sipërmarrësit: “Mos hidhni asnjë lek në projektin e stadiumit të ri. Nuk do ta njohim”

Postuar në 22 Prill, 2016 13:26

Partia Demokratike ka deklaruar sot se në momentin e ardhjes në pushtet, ajo do të anullojë projektin e ndërtimit të stadiumit të ri, quajtur “Arena Kombëtare”. Përmes një deklarate, zëdhënësja, Ina Zhupa, u shpreh se projekti aktual është korruptiv dhe klientelist. “Edi Rama zbuloi për publikun një prej planeve me korruptive e klienteliste të këtyre 3 viteve, siç është qendra e madhe e biznesit dhe e tregtisë aty ku gjendet sot Stadiumi Qemal Stafa.

Subscribe to RSS - arena kombetare