theia
Hipoteza: Toka dhe Hëna u krijuan nga përplasja e planetit tonë me një planet të quajtur Theia
Disa kërkues nga universiteti i Kalifornisë kanë hedhur idenë se Toka dhe Hëna janë krijuar nga përplasja mes planetit tonë të dikurshëm dhe një planeti embrional që e quajnë Theia, me përmasë sa Toka, apo Marsi. Ngjarja mendohet të ketë ndodhur 4.5 miliardë vjet më parë, 100 milionë vjet pasi Toka u formua. Në këtë përfundim u arrit pasi u studiuan gurët e sjellë nga Hëna nga misionet Apollo 12, 15 dhe 17 si dhe gurët vullkanikë në mantelin e Tokës, marrë në Havai dhe Arizona. Kërkuesit konstatuan se kampionet e krahasuara kishin izotope të njëjta të oksigjenit.