Legjioni i Nderit
“Dashuria” e re e Francois Hollande për shqiptarët: Shkrimtari Luan Starova nderohet me “Legjioni i Nderit”
Një tjetër shqiptar merr nderimin e Legjionit të Nderit nga Franca. Luan Starova, shkrimtar dhe profesor i letërsisë frënge në Shkup, ish-ambasador i Maqedonisë në Paris, është nderuar së fundmi nga presidenti francez Hollande, me titullin “Legjioni i Nderit”. Në njoftimin e vet, agjencia maqedonas “MIA”, raporton se titulli i është akorduar Starovës për kontributin që ka dhënë në forcimin e marrëdhënieve franko-maqedone. Një arsyetim ky që qëndron mirë në këmbë po të mendosh se edhe vepra letrare e Starovës vlerësohet në Francë.
Kadare, Komandant i Legjionit të Nderit (Foto)
Franca i akordoi Ismail Kadaresë Urdhërin e Lartë Kombëtar “Komandant i Legjonit të Nderit”. Titulli iu dorëzua shkrimtarit të njohur shqiptar nga presidenti francez Francois Holande në një ceremoni të organizuar në Pallatin Elize. Urdhëri “Komandant i Legjionit të Nderit” për Ismail Kadarenë u shpall në 1 janarin e 2016-ës.Ky urdhër është ndër më të rëndësishmit në vlerësimin që shteti i Francës i bën personaliteteve në fusha të ndryshme. Në gjininë e letrave e meritoi Ismail Kadare dhe francezi Michel Tournier.
Kadare, nderohet me urdhërin e Komandatit të Legjionit të Nderit në Francë
Shkrimtari i njohur shqiptar,Ismail Kadare nderohet nga shteti francez me Urdhërin e Lartë Kombëtar “Komandant i Legjionit te Nderit”. Ky urdhër është ndër më të rëndësishmit në vlerësimin që Franca u bën personaliteteve në fusha të ndryshme. Këtë vit në gjininë e letrave urdhëri i takoi shkrimtarit shqiptar dhe francezit Michel Tournier.