Kadare, Komandant i Legjionit të Nderit (Foto)
Franca i akordoi Ismail Kadaresë Urdhërin e Lartë Kombëtar “Komandant i Legjonit të Nderit”. Titulli iu dorëzua shkrimtarit të njohur shqiptar nga presidenti francez Francois Holande në një ceremoni të organizuar në Pallatin Elize. Urdhëri “Komandant i Legjionit të Nderit” për Ismail Kadarenë u shpall në 1 janarin e 2016-ës.Ky urdhër është ndër më të rëndësishmit në vlerësimin që shteti i Francës i bën personaliteteve në fusha të ndryshme. Në gjininë e letrave e meritoi Ismail Kadare dhe francezi Michel Tournier. “Urdhëri i Legjionit të Nderit” u krijua nga Napoleon Bonaparti në vitin 1802. Ai përbëhet nga pesë kategori ku më e larta është “Kalorës”. Sot numërohen 93 mijë anëtarë dhe motoja e tyre është “Nder dhe Atdhe”.
Add new comment