nentori
Nëntori si kohë e reflektimit dhe e korrigjimit të historisë
Në këto ditë feste të Pa varësisë dhe përkujtimit të dëshmorëve të rënë për liri dhe nën tytat e armëve vëllavrasëse të drejtuara nga ushtarët e Enver Hoxhës, dua të ekspozoj tezën e Thyerjes së Zhvillimit dhe Evolucionit Normal të shoqërisë shqiptare në periudhën 1939-1945.
Gërryerja morale dhe humbja e kuptimit të festave të Nëntorit
28 dhe 29 kujtohen të ndara. Nga “e djathta” kujtohet vetëm 28-a, kurse nga “e majta” të dyja. Pretendimi është identik: të dyja grupimet, banda hajdutësh, pretendojnë se kështu i përkasin dhe respektojnë një trashëgimi të caktuar historike. Kuptohet për 29-ën do ketë edhe ca vite inerci, derisa brezi i fundit i veteranëve të ketë vdekur e të mos ketë më vlerën elektorale që ka tani për parti të mykura si PS-ja, apo parti qokash si LSI.
Nëntor i ftohtë mes dehjes së turmave
Teksa dalldia e festimeve të njëqindvjetorit të pavarësisë i ka dehur të gjithë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të zi e kudo ku ka shqiptarë, zëra të kthjellët dëgjohen më rrallë se kurrë, të mbytur nga kore brohoritjesh emocionale të një tifozerie masive që ka pushtuar çdo cep të hapësirës publike.