emetimi
Me qetësi dhe sukses: Assad shfaqet si imazh në kartëmonedhën siriane
Bashar al –Assad, presidenti aktual i Sirisë është shfaqur në një prerjes kartëmonedhe si imazh parësor i saj. Imazhi i tij është vendosur në një bankënotë 2000 paundëshe, e cila sipas Guvernatorit të Bankës siriane, Duraid Durgham, ka qenë printuar vite më parë, por hedhja në qarkullim u shty për arsye të ndryshme. Bankënota është ekuivalente me 4$ sipas kursit aktual dhe në ndryshim nga i ati, Hafez, që u shfaq në monedha, Bashari, ecën më tutje, tek kartëmonedha.
Skandali “Dieselgate”, rregulla të reja për testin e gazit të makinave
Parlamenti Evropian promovon rregulla specifike me qëllim shmangien e skandalit të tipit “Dieselgate”. Komiteti i Tregut të Brendshëm ka miratuar propozimet që do ta bëjnë shumë të vështirë mashtrimin me emetimin e gazrave të automjeteve. Rekomandimet e Komisionit do të diskutohen në seancën e ardhshme plenare të Parlamentit Evropian.
“Eurbondi, lajm i mirë për Shqipërinë”
Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, ka deklaruar gjatë një konference për shtyp sot, se Eurobondi do të lehtësojë situatën ekonomike e financiare. “Marrja e eurobondit bëhet për 2 qëllime. Së pari të zëvendësojë eurobondin e vjetër të vitit 2010 prej 300 milionë euro. Së dyti shuma e mbetur prej 150 milionë euro është e mjaftueshme, që ne të tërhiqemi nga tregu i brendshëm. Cani tha se kjo bëhet në mënyrë që të lihet hapësirë për biznesin, që të mund të marrë huanë e nevojshme.
Ende jozyrtare/Emetohet eurobondi prej 450 milionë euro
Qeveria shqiptare ka arritur të sigurojë 450 milionë euro me një interes 5.75%. “Dje Republika e Shqipërisë ka filluar procesin e emetimit të eurobondit 5 vjeçar në një nivel indikativ prej 6%, sipas menaxherëve kryesues, raporton Reuters. Deutsche Bank dhe JP Morgan janë menaxherët kryesues. Tregtimi erdhi një ditë pasi Shqipëria pagoi eurobondin e emetuar në vitin 2010. Shuma e paguar nga ministria është 322.5 milionë euro, nga e cila 300 milionë euro është vlera e principalit dhe 22.5 milionë euro është kësti i fundit i interesit, bënë të ditur burimet zyrtare të Financave.