hamdi jupe
Unë tani kam tunelin!...Nis vajin kallogre Llogaraja!
Rruga Vlorë – Sarandë është ndërtuar së pari në vitin 1917 nga robërit austriakë, të kapur prej italianëve në Luftën e Parë Botërore. Një rrugë e ngushtë, e rrezikshme, e ndërtuar kryesisht për qëllime ushtarake. Ashtu mbeti ajo deri në fillim të këtij shekulli, kur vuri dorë ushtria jonë dhe u zgjerua e u përmirësua. E kam bërë atë rrugë për dyzetë e tre vjet, ashtu siç ishte në dimër e verë, në akull e në zheg. Sarandë – Vlorë dhe Vlorë - Sarandë, qëkur rashë dhëndërr në qytetin e (pa)varësisë. Ajo rrugë i kishte të gjitha, të gjitha.