denaj
Qelepir edhe ca vota/ Qeveria premton: 5 mijë € për çdo emigrant që hap biznes në Shqipëri
Ministrja e Financave Anila Denaj ka zbardhur sot një premtim të ri të atij që po quhet si “Plani i Veprimit” i PS-së për zgjedhjet që po afrojnë.
Ne do të japim 5 mijë euro grant për çdo emigrant të kthyer që hap biznes në Shqipëri. Shqipëria 2030 është Shqipëria e sipërmarrjes shqiptare, ajo e prodhimeve 'Made in Albania'. Shqipëria 2030 është Shqipëria e të rinjve
ka thënë ministrja.
Ngrijnë projektet e investimeve që nuk janë PPP
Qeveria është dukshëm në vështirësi financiare për të financuar vetë projekte publike. Ministrja e Financave, Denaj në përgjigje të interesit të deputetëve në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë tha se, buxheti i shtetit do të ngrijë financimin e projekteve të tjera siç ka bërë edhe këtë vit, duke shtyrë financimin e projekteve të tjera buxhetore në fushën e investimeve për një vit më vonë.
Denaj: Nuk e dimë a do japim shpërblim për pensionistët
Pensionistët mund të mos e marrin shpërblimin e fundvitit. Qeveria nuk ka ende një pasqyrë të të ardhurave dhe shpenzimeve që do të shoqërojnë periudhën e mbetur të vitit, çka e bën të pasigurtë alokimin e një fondi për këtë kategori.
Qëndrimin e qeverisë mbi këtë temë e bëri publike ministrja e Finanvace, Anila Denaj në Komisionin e Ekonomisë, ku deputetët e maxhorancës i kërkuan Ministrisë së Financave të caktojë një fond për shpërblimin e pensionistëve dhe familjeve të varfra për festat e fundvitit.