Claudio Magris
Lajmet e rreme për një papë që gjithnjë ka dalë në mbrojtje të jetës
Fake News është prej kohësh një nga fjalët që e dëgjojmë shpesh. Në momentin që marrim një lajm, gjëja e parë që duhet të bëjmë është të pyesim nëse është fals apo jo. Teknikat e falsifikimit janë të shumta. Rasti më i rëndë është njoftimi për një ngjarje, një fatkeqësi apo sulm që nuk ka ndodhur kurrë; atribuimi i një krimi apo një manovre kriminale personave ose grupeve që nuk janë përgjegjëse për të ose përgjegjësia e të cilëve nuk është konstatuar me siguri, si në rastet e masakrave çnjerëzore. Gënjeshtra të turpshme, por efektive në zhurmën e tyre imponuese.
Miqtë e rremë të demokracisë