amsterdam

Studimi: Një hebre e "shiti" familjen e Ana Frank te nazistët

Postuar në 18 Janar, 2022 10:29

Pothuajse 80 vjet pasi Ana Frank shkroi ditarin e saj të famshëm, një ekip studiuesish kanë krijuar një ide mbi njeriun që e “shiti” atë dhe familjen e saj te nazistët. Arnold van den Bergh, një noter i shquar hebre, dyshohet se është personi që ka zbuluar vendin ku fshihej familja Frank për t’i shpëtuar vrasjes në kampet naziste të përqendrimit.

"Tradhtia e Anne Frank – Hetimi i një rasti të vjetër" është libri i autores kanadeze, Rosemary Sullivan, ku del për herë të parë emri i Bergh si tradhtar.

Lotari për të reduktuar anijet në kanalet e Amsterdamit  

Postuar në 19 Prill, 2021 22:08

Në kanalet e Amsterdamit, anijet e vogla në të cilat turistët shijojnë një vakt ndërsa sodisin peizazhin, do të reduktohen në numër. Licencat tani po kalojnë në një sistem lotarie, që lë në fuqi vetëm disa prej tyre. Ndërkohë, 20 000 njerëz kanë nënshkruar një peticion që kundërshton rregullat lokale të transportit, të cilat sipas tyre mund t’i vrasin bizneset familjare. Me vendim të këshillit të qytetit, lotaria për 155 licenca u hodh vitin e kaluar.

Arben Frroku drejt ekstradimit? AbcNews: Gjykata e Amsterdamit ka rrëzuar pretendimet e avokatëve

Postuar në 13 Gusht, 2016 15:44

Arben Frroku, i ndaluar në Hollandë, mund të ekstradohet së shpejti. Kështu raporton AbcNews, që raporton se ka një vendim nga gjykata e Amsterdaimit në favor të kërkesës së drejtësisë shqiptare. “Sipas gjykatës kërkesa e parë për ekstradimin e Frrokut ka mbërritur në zyrat e ministrisë holandeze për Siguri dhe Drejtësi në datën 4 maj 2016. Dosja e plotë për ekstradimin e Arben Frrokut mbërriti në Amsterdam në datën 20 korrik 2016  dhe përmbante vendimin e formës së prerë të gjykatës shqiptare për dënim me burgim të përjetshëm si fajtor në vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj.

Marokeni 26 vjeçar sulm terrorist në trenin Amsterdam-Paris, plagosen 3 persona (video nga çasti i arrestimit)

Postuar në 22 Gusht, 2015 16:11

Sulm terrorist në trenin Amsterdam-Paris. Atentatori ishte i lidhur me rrjetin xhihadist belg. Marokeni 26 vjeçar është ndaluar nga dy ushtarakë amerikanë e më pas është arrestuar në stacionin hekurudhor të Arras. Quhet Ayoub al-Qahzzani dhe ka qenë në Siri. Ndërkohë Obama falënderon shtetasit amerikanë për kurajën: "Evituat një tragjedi”, tha presidenti amerikan. Marokeni i arrestuar kishte hapur zjarr në linjën hekurudhore Amsterdam-Paris. Ai kishte qëlluar me kallashnikov duke plagosur 3 persona. 

Subscribe to RSS - amsterdam