Marokeni 26 vjeçar sulm terrorist në trenin Amsterdam-Paris, plagosen 3 persona (video nga çasti i arrestimit)

Postuar në 22 Gusht, 2015 16:11

Sulm terrorist në trenin Amsterdam-Paris. Atentatori ishte i lidhur me rrjetin xhihadist belg. Marokeni 26 vjeçar është ndaluar nga dy ushtarakë amerikanë e më pas është arrestuar në stacionin hekurudhor të Arras. Quhet Ayoub al-Qahzzani dhe ka qenë në Siri. Ndërkohë Obama falënderon shtetasit amerikanë për kurajën: "Evituat një tragjedi”, tha presidenti amerikan. Marokeni i arrestuar kishte hapur zjarr në linjën hekurudhore Amsterdam-Paris. Ai kishte qëlluar me kallashnikov duke plagosur 3 persona. 

Në fakt, është shmangur një tragjedi e rëndë. Vetëm disa muaj nga tragjedia në Charlie Hebdo, një tjetër masakër mund të kishte prekur Francën.

Sipas burimeve te mediave ndërkombëtare, hetuesit kanë dhënë përshkrimet e para për Ayoub al-Qahzzani i cili mësohet se ka jetuar në Spanjë deri në 2014, kohë kur ai u transferua në Francë, për t'u zhvendosur në Siri.  Identiteti i tij ende nuk konfirmohet nga Ministri i Brendshëm frances Bernarde Cazeneuve. I ndaluari është marrë në pyetje. Ndërkaq edhe propuroria federale e Belgjikës ka ngritur një kërkesë mbi bazën e ligjit të "antiterrorrizmit". Kryeministri belg Charles Michel ka thirrur urgjent një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

26 vjeçari mësohet të ketë hipur mbrëmë në trenin Thalys në Bruksel drejt Parisit, duje mbajtur me vete 1 kallashnikov, 1 pistoletë, 9 karikatorë dhe 1 thikë. Ishte në një tualet të trenit, duke u bërë gati të karikojë armën automatike, kur dy ushtarakë amerikanë me veshje civile kanë dyshuar nga zhurma që po ndodhte aty. Menjëherë bllokuan 26 vjeçarin me ndihmën edhe të një shtetasi amerikan, para se terroristi të hapte zjarr në të gjithë trenin. Nga tre goditje e shpejta të të riut, morën plagë 1 ushtarak, 1 pasagjer me kombësi britanike, i cili mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë, dhe aktori francez Jean-Hugues Anglade. Treni është gjendur në atë pikë sa i është dashur të devijojë në drejtim tëstacionit të Arras, në veri të Francës, ku dhe është arrestuar i dyshuari për terrorizëm.

 

video nga çasti i arrestimit

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.