kalaja

Apel qeverisë: Mbroni kalanë e Gjirokastrës

Postuar në 15 Shkurt, 2018 11:10

Edhe pas shumë ditësh denoncimi në media e rrjete sociale për rrezikun e shembjes së Kalasë së Gjirokastrës, nuk është marrë asnjë masë e nuk është bërë asnjë ndërhyrje. Kalaja e qytetit të Gjirokastrës ka pësuar çarje në pjesë të mëdha të murit të saj, duke rrezikuar seriozisht shembjen. Ka një rrëshqitje të një pjese shkëmbi në zonën poshtë Kullës së Sahatit, e cila vë në rrezik tërë Kalanë, monument kulture i kategorisë së parë.

Legalizimi është antikushtetues

Postuar në 24 Prill, 2017 14:19

Në Shqipërinë e dhjetë- vjeçarit të fundit të shekullit XX dhe dhjetëvjeçarit të parë të shekullit XXI u bë i zakontë fenomeni i pushtimit të tokës dhe ndërtimit të paligjshëm. Kjo gjendje fakti u zhvillua aq shumë sa në programin politik të Kuvendit u vendos rregullimi me ligj i gjithçkaje që ndodhi në kundërshtim me ligjin përgjatë 20 viteve. Për të zgjidhur këtë çështje Kuvendi miratoi Ligjin nr. 9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” (në vijim ligji i legalizimit).

Gjesti i imamit Kalaja me futbollistët e kombëtares, KMSH dënon sjelljen e klerikut

Postuar në 29 Mars, 2017 13:12

Komuniteti Shtetëror për Kultet i ka dërguar një letër imamit Ahmed Kalaja ku i tërheq vëmendjen për gjestin tallës ndaj klerikëve ortodoksë, ku protagonistë ishin edhe dy lojtarët të kombëtares.   Edhe Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka dënuar videon e dy futbollistëve shqiptarë, Andi Lila dhe Armando Sadiku, të cilët denigronin një prift ortodoks dhe flisnin me përçmim dhe tallje ndaj riteve të krishtere.

Kaosi "oriental" mbi qytetërimin madhështor antik – Kajro, 1900-1936

Postuar në 07 Qershor, 2016 18:46

Fotografitë e mëposhtme paraqesin kryeqytetin egjiptian, Kajro, mes viteve 1900- 1936. Për ata që e kanë vizituar qytetin, shumëçka, duket njësoj si në atë kohë. Kajro e vjetër p.sh, apo zonat e mbyllura rreth xhamive. Pamja nga kalaja e Saladinit është po ajo pak a shumë, përveç shumëkasheve që ngrihen anës Nilit. Një qytet i zhurmshëm, me pluhur dhe kaosin oriental mbi një qytetërim të lashtë dhe madhështor.

Kalaja e Bashtovës

Postuar në 16 Janar, 2016 22:52

Kalaja e vetme fushore në Shqipëri. Ajo është ndërtuar pranë fshatit Vile-Bashtovës në Kavajë. U ndërtua në shekullin XV dhe u ka shërbyer venecianëve,per shkembime tregtare, pasi zona e Bashtovës është përmendur si një port lumor në Shkumbin si dhe një qendër e eksportit të drithërave 

Luftë mbishkrimesh në Kalanë e Lezhës. Ministrja e Kulturës: “Nuk fshihen gjurmët e origjinave tona të lashta kudo në territor”

Postuar në 24 Shtator, 2015 12:22

Një pllakat ku shkruhej “Sulltan Sulejman” në hyrje të Kalasë së Lezhës është pasuar me disa mbishkrime ditën e Bajramit ku shkruhej: “Mos u shitni te osmanët”.  Ngjarja ka procokuar reagime të mëdha. Në këtë kuadër ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro e ka shprehur kështu revoltën e saj: “Mos kini frike nga monumentet e kultures!  Aq me shume ne nje dite feste paqeje dhe urimesh e perkushtimi per Tjetrin, denoj me force çdo veprim qe cenon kulturen, trashegimine, gjurmet e historise, monumentet e kultures siç te paret na i kane lene!

Rrëzohet shkëmbi masiv nga Rozafa, askush nuk “lëviz gishtin”

Postuar në 17 Gusht, 2015 15:59

Me gjasë për shkak të rreshjeve, një masiv i madh guri është shembur në një prej rrugëve që të çon në kalanë e Rozafës në shkodër, raporton shqiptarja.com, sipas të cilës, gjatë gjithë ditës autoritetet nuk kanë patur asnjë informacion për ngjarjen e ndodhur. Një vështrim përreth mureve të Rozafatit tregon edhe pjesën nga ku është shkëputur guri i madh. Normalisht policia mund ta kishte bllokuar atë anë të rrugës deri në heqjen e masivit por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Subscribe to RSS - kalaja