Thomas Kleine-Brockhoff
Perëndimi ende nuk është i humbur
Po t‘i besosh korit polifonik të alarmuesve, atëherë Amerika është e humbur, Perëndimi duke marrë fund dhe rendi liberal ndërkombëtar në grahmat e fundit. Me rizgjedhjen e Donald Trumpit hovi triumfues i populistëve do të jetë i pandalshëm. Ndërsa rendi liberal mezi mbahet, po vjen një epokë e neo-nacionalizmit, me Kinën dhe Rusinë si fuqi udhëheqëse revizioniste. Kështu thonë fatalistët.