shoqeria civile
Edhe Presidenti ‘bëhet pjesë’ e protestave kundër ligjit për importin e mbetjeve: “Sa të jem në zyrë nuk do zhgënjej interesin e qytetarëve”
Zyra e Shtypit e Presidencës njofton për një takim të zhvilluar sot mes kreut të shtetit, Bujar Nishani dhe një përfaqësie të shoqërisë civile që është angazhuar për anullimin e ligjit për importin e mbetjeve. Njoftimi përcjell shqetësimin e ngritur nga shoqëria civile, duke theksuar se ligji “ka një rëndësi dhe ndjeshmëri të veçantë”.
Presidenti ka siguruar se ndjeshmëria qytetare do të jetë faktor në shqyrtimin e ligjit, i cili ka shumë gjasa të mos dekretohet dhe të kthehet për rishqyrtim.
“Shoqëria civile nuk përfaqëson asgjë. Mbetjet radioaktive, muhabet kot”
Fatos Klosi, kreu i Agjencisë Kombëtare të Energjisë Bërthamore i është kthyer sot rolit të vet prej propagandisti “vullnetar” të cilin e luan me virtuzozitet që nga ikja prej detyrës së shefit të Shërbimit Sekret. Ai i ka dhënë një intervistë gazetës “shqiptarja.com” ku në cilësinë e fizikanit dhe të drejtorit të Agjencisë, jep garanci se “ky muhabeti i plehrave është kot”.
Presidenti kërkon hetim ndërkombëtar për ndërtimet te Parku i Liqenit Artificial të Tiranës
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka iniciuar një kërkesë për hetim ndërkombëtar për ndërtimet në Parkun e Liqenit të Tiranës. Ky fakt ëhstë bërë i ditur prej vetë Nishani, gjatë një takimi të tij sot, me përfaqësues të shoqërisë civile, me kërkesë të këtyre të fundit.
Protestuesi që u kthye në “raketën” e bashkisë (Foto)
U identifikua si një nga aktivistët më të vendosur të shoqërisë civile kundër ndërtimit të Këndit të Lodrave në Parkun e Liqenit Artificial. Madje sensi i tij i protagonizmit u fiksua në foto dhje pamje ku ai shfaqej teksa përleshej me policinë bashkiake në protestat e parkut apo kur duartrokitej pas lirimit nga komisariatet e policisë. Është fjala për Elian Taninin që në emër të shoqërisë civile denoncoi betonizimin e parkut, betejë të cilën e ndërpreu papritur.
Fotolajm/Kush ka vdekur, "Rilindja", apo shoqëria civile?
Kryeministri Edi Rama deklaroi në intervistën e fundit në "Opinion" se nëse shoqëria civile është ajo që proteston e që shfaqet në televizion, atëherë i duhen çuar lule te varri. Sot ka patur një reagim të tillë, ndonëse nuk dihet se kush e ka bërë.
Një protestë e "kontaminuar", por një çmim i denjë për Erjon Veliajn
Dikur ishte Lëvizja “Mjaft” që kundërshtonte me protesta të formave të ndryshme vendime apo nisma të qeverisë Nano në emër të shoqërisë civile. Drejtuesit kryesor të saj u katapultuan më vonë në politikë, me shembullin më tipik, kryetarin e lëvizjes Erion Veliaj, sot është kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe kryetar në perspektivë i Partisë Socialiste apo emra të tjerë si Arbian Mazniku, Elisa Spiropali që u përzgjodhën nga kryeministri Rama për të çuar përpara programin e Rilindjes.