Një protestë e "kontaminuar", por një çmim i denjë për Erjon Veliajn

Postuar në 21 Shkurt, 2016 21:48

Dikur ishte Lëvizja “Mjaft” që kundërshtonte me protesta të formave të ndryshme vendime apo nisma të qeverisë Nano në emër të shoqërisë civile. Drejtuesit kryesor të saj u katapultuan më vonë në politikë, me shembullin më tipik, kryetarin e lëvizjes Erion Veliaj, sot është kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe kryetar në perspektivë i Partisë Socialiste apo emra të tjerë si Arbian Mazniku, Elisa Spiropali që u përzgjodhën nga kryeministri Rama për të çuar përpara programin e Rilindjes.

Koha vërtetoi se në emër të shoqërisë civile ata përdorën protestat për të çuar përpara axhendën e tyre personale. Vijmë te protesta e kësaj të diele në parkun e Liqenin Artificial ku u tha se protestues të shoqërisë civile u përplasën me policinë, pasi janë kundër prerjes së pemëve dhe ndërtimit të këndit të lojrave në këtë hapësirë të kryeqytetit. Në parantezë, kjo protestë ngjason shumë me protestat e shoqërisë civile gjatë qeverisjes së Sali Berishës, ku asokohe shoqëria civile përfaqësohej nga Artan Lame apo Artan Shkreli, sot njëri drejtor i Agjencisë së Legalizimeve dhe tjetri këshilltar pranë kryeministrit. Ngjashmëria është se në të dyja rastet flitet në emër të qytetarëve.

Po kush janë përfaqësuesit e shoqërisë civile që protestojnë për këndin e lojrave në Parkun e Liqenit Artificial? Palët që pretendojnë se përfaqësojnë shoqërine civile u përplasën pas një takimi me kryeprokurorin Adriatik Llalla, ku deklaruan se veprojnë të ndara nga njëra-tjetra. Sazan Guri, ekologjist me komunikim të hapur me LSI-në dhe Zirkon Disha, i afërt me Partinë Demokratike u prezantuan si grupim më vete që kërkon ndalimin e projektit të bashkisë për Këndin e Lojrave, ndërsa Eljan Tanini si aktivist më vete që deklaroi se  do të bëjë kallezim penal ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj për shpërdorim detyre dhe prerjen  e pemeve.  

Të tre personazhet janë fytyra aktive në protesta si ajo për armët kimike, lumin Radika apo ndërtimin në digën e Liqenit Artificial, ku seicili ka promovuar grupimin e tij për ta bërë sa më të njohur dhe të aksesueshëm në projekte që ndihmojnë me fonde shoqërinë civile. Në reagimin e ish-kryeministrit Berisha për protestën, ku flitet për dhunë dhe terror policor përmendet emri i njërit prej veprimtarëve të shoqërisë civile. “Dhune, terror policesk, hekura, shqelma, grushta e shkopinj, arrestime te gazetareve, veprimtarve te shoqerise civile si Zirkon Disha, qytetareve te thjeshte, me urdher te Rames nga çunat e tij te krimit per fajin e vetem se ata po mbronin sot mushkrite tona, pra te Tiranes, parkun e Liqenit nga mafia e betonit Rama – Veliaj”-shkruan Berisha në postimin e tij, mesa duket jo pa qëllim. Edhe roli aktiv i Adriatik Lllallës në këtë histori e kompromenton disi kauzën që është përqafuar edhe nga kryeprokurori i Republikës, njeri i mbështetur nga LSI. Nuk është çudi që në ditët në vijim të shohim në kacafytje me policinë edhe Aleancën Kuq e Zi.

Kundërshtia për ndërtimin e një këndi lojrash në Parkun e Liqenit Artificial mund të jetë një kauzë e drejtë dhe ndoshta shumë qytetarë besojnë se është në dëm të kryeqytetit, por udhëheqësit e protestave të shoqërisë civile ngrenë shumë pikëpyetje mbi axhendat politike dhe personale të këtyre lloj protestave. Një skemë që kryetari i Bashkisë Erion Veliaj e njeh mirë dhe që tani po i kthehet nga shoqëria civile me të njëjtën monedhë.

l.m

Comments

Submitted by Symadhi (not verified) on

Jemi mesuar me te tilla brockulla te te pavarurve ne vendin tone. Kemi eksperienca te hidhura ne shqiperi per leto pune. Para nja kater dekadave , ne mesin e viteve '60, filloi me inisiative nga poshte, me sakte, nga rinia e Durresit, u propozua prishja e kishave dhe e xhamive, dhe kete gje, e perkrahu Partia ne Pushtet dhe e nxorri jashte ligjit.
Keshtu edhe puna e Sazan Gurit me shoke, medemek lesh te pavarur, por komplet te varur, e te parapaguar shume mire nga faktore nen influencen e Sali Berishes.
T ung.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.