Ralf Neukirch
Putin gjykohet nëse kriminalizohet akti i "luftës së agresionit"
Një debat kushtetues mbi kufijtë e integrimit europian
Si ta eliminosh një problem që nuk e zgjidh dot? Qeveria gjermane ka zgjedhur një qasje pragmatike: mohon vetë ekzistencën e problemit. Javën e fundit, qeveria njoftoi se kishte dërguar një “komunikim nga Republika Federale e Gjermanisë Komisionit Europian” në Bruksel. Është përgjigja e një procedure shkeljeje që KE nisi kundër Gjermanisë për shkak se nuk i pëlqeu një vendim i marrë nga gjykata më e lartë e vendit, Gjykata Kushtetuese Federale.