planeti
Zbulohet eksoplaneti më i rëndësishëm deri më tani: 39 vite dritë larg
Një planet i ri, i sapozbuuar jashtë sistemit tonë diellor, ka entuziazmuar shkencëtarët. GJ 1132b, ka afërsisht përmasat e Tokës dhe ndodhet në një sistem diellor 39 vite dritë larg nga Toka. Ai është më i ngjashmi me planetin tonë edhe sa i përket përbërjes shkëmbore, çka e bën atë të quhet si “planeti më i rëndësishëm i zbuluar jashtë sistemit tonë diellor”. Rëndësia e këtij planeti qëndron te ngjashmëria me Tokën dhe afërsia me të, që bën të mundshëm studime të detajuar të tij. Sa i përket mundësisë së jetës në të: zero.
Zhdukja e një planeti, apo vëzhgim i gabuar?
Shkencëtarët kanë zbuluar një planet që është...zhdukur. Ose më saktë: zhdukjen e një planeti. Bëhet fjalë për Alpha Centauri Bb, planet në yllin më të afërt me sistemin tonë diellor: Alfa Centauri. I ngjashëm me Tokën, vetëm 4.3 vjet dritë larg, zbulimi i tij në vitin 2012, u prit me shumë entuziazëm dhe i dha shtysë edhe filmave si “Avatar”. Tani njoftohet se ai nuk shfaqet më në të dhëna dhe sipas Xavier Dumusque nga Harvard-Smithsonian Center for Astrophysics, shkencëtarët “janë thuajse 100% të sigurtë se planeti nuk është më aty”.
Kapsula SpaceX Dragon mund të sjellë dhè nga planeti Mars
Kapsula hapësinore SpaceX Dragon prej vitit 2012 ka qenë e ngarkuar me misionin e marrjes së lëndës bazë në planetin Mars. Aktualisht ekipi i studiuesve do ta kthejë mbrapsht kapsulën. Misioni i “Red Dragon” është vetëm një koncept, pa plane formale për të kryer atë ende.
Parashikim shqetësues: Në Tokë ka më shumë njerëz sesa burimet mund të mbështesin
Parashikimet e OKB-së thonë se Toka në vitin 2100 do të ketë diku tek 11.2 miliardë njerëz. Një shifër që shtron qysh tani problemin e madh ekonomik, social dhe mjedisor. “Sa mё shumё njerёz tё ketё nё Tokё, aq mё shumё konsumohen burimet. Llogaria ёshtё fare e thjeshtё: "por ёshtё edhe njё ҫёshtje se si veprojmё me kёto burime. Sepse nёse tё gjithё njerёzit nё Tokё do tё jetonin kёshtu, siҫ bёhet sot nё Gjermani apo nё SHBA, atёherё Toka qysh sot nuk do tё kishte mё kapacitet”, citon “Deutsche Welle” Ute Stallmeister nga fondacioni Popullsia Botёrore në Hanover.
Fusha magnetike e Tokës, garancia e jetës së saj, më e vjetër nga sa mendohej
Fusha magnetike është një arsye themelore pse në Tokë ka jetë dhe në Mars jo. Studiues të universitetit të Rochester në New York, kanë hedhur së fundmi një hipotezë sipas së cilës, fusha magnetike e Tokës është më e vjetër nga sa mendohej deri më tani. Sipas mendimit të përgjithshëm, ajo shkonte në 3.45 miliardë vjet, pra diçka më shumë se 1 miliardë vjet më e re se mosha e vetë planetit që vlerësohet në rreth 4.6 miliardë vjet. Sipas studimit të fundit, sugjerohet që fusha magnetike e Tokës të shkojë në 4.2 miliardë vjet. Me ekzistencën e saj lidhet edhe krijimi i pllakave tektonike.