perdorimi
Përdorimi i të dhënave, një “gjobë” nga e shkuara për Facebook
Meta, kompania mëmë e Facebook, ra dakord të paguajë 90 milionë dollarë, në një ujdi që i jep fund një procesi gjyqësor të nisur në vitin 2012, kur rrjeti social u akuzua se i gjurmonte përdoruesit edhe pasi ata kishin dalë nga llogaritë e tyre.
Teknologjia që mbledh të dhënat hyn edhe në tualet
Debatit të madh lidhur me rrezikun e përdorimit të të dhënave personale nga kompanitë e teknologjisë i shtohet edhe një “aneks” i ri. Tualetet smart janë risia që propozohet. Ato do të mbledhin të dhëna të karakterit shëndetësor, bazuar në jashtëqitjen që depozitohet në to.
Rusia sqaron strategjinë e përdorimit të armëve bërthamore
Rusia ka bërë të ditur se strategjia e saj e politikës bërthamore mbetet mbrojtëse dhe se ajo e konsideron atë një element të stabilitetit strategjik. Gjatë fjalës së vet në Konferencën Ndërkombëtare të Sigurisë në Moskë, shefi i Shtabit të ushtrisë ruse, Valery Gerasimov ka deklaruar se:
Dokumenti konfirmon parashikimet e Doktrinës Ushtarake se politika bërthamore jona është tërësisht mbrojtëse
Pandemia që po hap rrugën e tregut të të dhënave
Bllokimi global i lëvizjeve dhe sfida e pandemisë së koronavirusit po vendos në axhendë prioriare disa alternativa që me gjasë do të përcaktojnë natyrën e problemeve që do të jenë themelore në të ardhmen. Modeli korean i gjurmimit të CoVid-19 për të kapur në kohë dhe izoluar pacientët dhe rrezen e tyre të infektimit ka rezultuar i suksesshëm, por ai ka pasoja serioze për privatësinë.
Kush i ka (keq)përdorur mediat e Bollinos?
Kush bën ndonjë xhiro nga faqja online e “shqiptarja.com” mund të vërë re thuajse në mënyrë të përditshme, në ndonjë prej rubrikave njoftimin: Ekskluzive. Nën këtë term publikohen lajme që nuk i ka kush tjetër, e të cilat media në fjalë pretendon se i ka zbuluar me burimet e veta.
Jemi të parët në botë për drogën
Materiali i mëposhtëm, përgatitur nga The Economist, vlerëson se 2.5% e poopullsisë së Shqipërisë përdor kokainën, duke dalë kështu në vend të parë në botë.
Gjelbërimi i Tiranës/A e (keq)përdori kryebashkiaku Veliaj kryeministrin Rama?
Dje kryeministri Edi Rama nisi atë që e quan procesi i llogaridhënies publike. Siparin e hapin një takim në Tiranë në prani të kryetarit të Bashkisë Erjon Veliaj për të cilin Rama tha se:
“Fiasko e Facebook, por edhe Twitter keqpërdoret”
"Në Facebook dhe Twitter, shpesh nuk është vendi i mirë për të gjetur dikë." Me këtë shprehje tipike, shpikësi i World Wide Web (WWW), Sir Timothy Berners-Lee, një nga figurat më të rëndësishme të botës teknologjisë moderne, bëri publike shqetësimet e tij rreth përdorimit të mediave sociale si një mënyrë për të ushtruar ndikimin politik, nga përdorimi i të dhënave personale apo reklamave gri.
Sejko nis luftën me euron
Banka e Shqipërisë synon uljen e përdorimt të euros në nivele të pranueshme për ekonominë. Pas mbledhjes së Këshillit Mbikqyrës, guvernatori Gent Sejko tha se procesi i deeuroizimit është i nevojshëm dhe dobiprurës si për përmirësimin e efektivitetit të politikave ekonomike dhe financiare ashtu edhe për uljen e rreziqeve të stabilitetit financiar. Në këtë kuadër do të merren disa masa që lidhen me kufizimin e përdorimit të euros nga bankat e nivelit të dytë, sidomos sa i përket kredidhënies.
Ligji i gjuhëve kalon testin e parë në Maqedoni
Me 66 vota “pro” dhe 41 “kundër” Parlamenti i Maqedonisë votoi nevojën për sjelljen në kuvend të projektligjit për përdorimin e gjuhëve. Për shumicën parlamentare ligji do të kontribuojë në bashkëjetesë, nuk e prish karakterin unitar dhe është në pajtim me Kushtetutën, ndërsa opozita maqedonase thekson se ky ligj është anti-kushtetues dhe do të sjell dygjuhësi në gjithë shtetin.