Mikelanxhelo
Rivaliteti i mjeshtrave të mëdhenj të Rilindjes në një film të ri
Gjatë Rilindjes, Firence gëlonte nga mashtrimi dhe korrupsioni. Ishte vendi që kërcënohej dhe shantazhohej nga Cesare Borgia dhe sundohej sipas këshillave të vetë Niccolò Machiavelli-t. Megjithatë, brenda këtij qyteti që nuk mund t’i zihej besë, tre nga emrat më të mëdhenj të artit luftuan për të krijuar vepra me bukuri të jashtëzakonshme.
Restaurim biologjik për t'u kthyer shkëlqimin skulpturave të Mikelanxhelos
Një projekt avangardë për të restauruar skulpturat prej mermeri në bazilikën e Shën Lorencit, në Firence. Risia qëndron në faktin se për të pastruar sipërfaqet e mermerit janë përdorur baktere. "Eksperimenti ka rezultuar i suksesshëm", tha Paola D'Agostino, drejtoreshë e Muzeut Bargello. Skulpturave prej mermeri të bardhë u është rikthyer shkëlqimi falë një restaurimi krejtësisht biologjik dhe absolutisht jo-agresiv.