konferenca per shtyp
Lavrov tallet në konferencë shtypi: Pse u shkarkua Comey? Mos po talleni?
Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov ndodhet në SHBA për një vizitë pune. Gjatë konferencës për shtyp e homologun Tillerson ai është pyetur nëse shkarkimi i kreut të FBI-së, Comey, ndikon në bisedimet dypalëshe. Lavrov tallet duke pyetur: "Pse u pushua? Mos po bëni shaka?", tha ai duke u larguar.
Krizës i mungon kryeministri - Rama flet si kryetar i PS-së. Kreu i LSI-së: PPE të rinegociojë
Sot kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka dalë sot para mediave që të flasë për krizën aktuale. Në asnjë rast Rama nuk ka folur në cilësinë e kryeministrit, duke u përqendruar te strategjitë partiake reciproke. Ai ka hedhur poshtë përgjegjësitë për krizën, duke theksuar se zgjedhjet i garanton ligji.
Zaev: Ishte tentativë për vrasje me paramendim
Zoran Zaev dhe përfaqësues të partisë së tij kanë dalë sot në një konferencë për shtyp, ku binte në sy manikota në fytyrën e disa prej tyre. Zaev deklaroi se ajo që ndodhi në Parlamentin e Maqedonisë, mbrëmjen e datës 27 prill, ishte tentativë vrasjeje me paramendim. Sipas tij zv.ministri i Brendshëm, Mitko Çakov duhet të japë dorëheqje, ndërkohë që Agim Nuhiu, ministër i Brendshëm, është larguar. Policia u pa qartë të bashkëpunonte me huliganët-protestues që kapërcyen gardhin e parlamentit dhe ushtruan dhunë.
Na ndan një oqean, por na bashkon e njëjta trashëgimi dhe angazhimi për lirinë dhe demokracinë
Konferenca për shtyp mes zv.presidentit amerikan, Mike Pence dhe Presidenti të Këshillit të Europës, Donald Tusk ka sjellë konfirmimin e një angazhimi të plotë të SHBA në partneritetin me BE-në. Tonet e presidentit Trump po zbuten duke ardhur sërish në tryezën e përbashkët transatlantike, që siç tha Pence, "na ndan një oqean, por na bashkon një trashëgimi dhe angazhimi për lirinë dhe demokracinë".
Fake News - Në shqip do ta quanin "Media Kazani"
Duket se përballja politike në SHBA ka lënë pas çdo kufi etik, aq sa media të konsideruara deri më tani tribuna të profesionalizmit dhe fjalës së lirë janë vënë nën kritikë për lajme të rreme.
Mbi të pavërtetën e “rilindjes” së çështjes Çame me qeverinë aktuale. Dëshmitë historike thonë të kundërtën
Kohët e fundit, për nevoja qartazi elektorale, ka një shtim të retorikës për çështjen çame. Politika është në të drejtën e vet të ndjekë këtë axhendë, sa kohë Parlamenti shqiptar ka miratuar rezolutë për këtë çështje. Por duke qenë se për të shpenzohen energji dhe kredenciale të institucioneve shqiptare, është e udhës që kjo temë të shkëputet nga koneksti thjesht elektoral, për t’u afirmuar si një çështje që përcjell edhe në planin shoqëror jehonë pozitive. Z. Idrizi është kryetar partie dhe ai pikë së pari ka axhenda pushteti, ndonëse i kamuflon ato pas kauzave të tilla.