editoriali

Pushteti që varet nga Facebook

Postuar në 08 Janar, 2021 03:08

Vendimi i platformave dixhitale të mediave sociale për të bllokuar komunikimet e presidentit Donald Trump përbën një dëshmi të forcës përcaktuese që ato kanë në balancën e pushtetit dhe në mobilizimin e njerëzve për kauza të ndryshme. Sot ky mobilizim po konsiderohet si i rrezikshëm për demokracinë, si kërcënim për të ardhmen dhe si katalizator ndaj urrejtjes ndaj establishmentit.

Moral dylekësh në emër të kërkesës për financim me paratë tona

Postuar në 23 Mars, 2020 16:28

Top-Channel që e prezanton veten si televizioni kryesor në vend ka dalë sot me një editorial përmes të cilit kërkon financim nga qeveria. Duke lënë mënjanë moralin dylekësh të këtij televizioni, patologji e delirit që e ka shoqëruar që nga fillimi, është interesante të vihet në dukje ky arsyetim:

HIV/AIDS, mbetet ende luftë e gjatë në Europë

Postuar në 02 Janar, 2019 17:17

Një raport i përbashkët i Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO) ngre alarmin për numrin e madh të të diagnostikuarve me HIV/AIDS në Europë.

Me rreth 160 000 njerëz të diagnostikuar me HIV, viti 2017 shënoi një tjetër vit alarmues përsa i përket përhapjes së virusit HIV në rajonin europian", thuhet në raport.

Fundi i kohës Merkel

Postuar në 16 Dhjetor, 2017 10:40

Kohës së Angela Merkelit në Gjermani po i vjen fundi. Kështu shkruhet në një editorial të revistës së njohur “Spiegel” me autor Dirk Kurbjuweit. 
Autori përdor edhe një term të posaçëm: Merkelizmi, i cili përkufizon një periudhë dhe model qeverisjeje në Gjermani dominuar nga konsensusi i përgjithshëm, qetësia dhe mbi të gjitha stabiliteti. Në 12 vjet me radhë këto kanë qenë tiparet e Gjerrmanisë politike duke reflektuar një frymë sigurie edhe në Europën e trazuar nga kriza financiare e vitit 2008 dhe kriza e refugjatëve e vitit 2015. 

Gazeta pranë Erdoganit: SHBA po përgatitet të sulmojë Turqinë. PKK-ja do të zëvendësojë ISIS

Postuar në 14 Gusht, 2017 19:19

Turqia e Erdoganit po ecën e vendosur drejt kultivimit të bindjes së SHBA janë armike e vendit dhe se amerikanët synojnë minimin e rolit të këtij vendi në Lindjen e Mesme. Si përherë në vëmendje vjen çështja kurde dhe mbështetja që SHBa jep për militantët kurdë që në finale është projekt për shkëputjen e zonave të Kurdistanit nga Turqia.

“Asnjë Pazar. Të shpëtojmë Shqipërinë nga Edi Rama!”

Postuar në 03 Maj, 2017 09:55

Koço Kokëdhima, kryetar i lëvizjes “Zgjidhja”, ka menduar të dalë sot me një editorial të vetin që merret me trajtimin e krizës politike në vend. Editoriali shfaqet në ditën kur është njoftuaar takimi mes kreut të PD-së dhe kryeministrit Edi Rama, mes të cilëve Kokëdhima, duket se zgjedh të parin në funksion të kauzës së zgjedhjeve të lira.

Subscribe to RSS - editoriali