diploma
Universiteti i Beogradit i heq doktoraturën ministrit të Financave
Senati i Universitetit të Beogradit i ka anuluar doktoraturën ministrit të Financave, Sinisha Mali. Vendimi erdhi pasi Komisioni i Etikës Profesionale verifikoi doktoraturën e dhënë në 2013, duke dalë në përfundimin se është plagjiaturë.
Senati mori një vendim të njëjtë në vitin 2019, por Mali u ankua në Gjykatën Administrative, e cila shfuqizoi vendimin e Senatit për arsye procedurale.
Rektori i Universitetit të Beogradit, Vladan Gjokiç, tha se universiteti nuk do të merret me çështjen e doktoraturës së Malit nëse nuk ka një vendim gjykate.