asteroidi
Sonda japoneze Hayabusa 2, ulet me sukses në asteroidin Ryugu, 300 mln km nga Toka
Japonia shënon një sukses të madh në kërkimin hapësinor. Në këto orë është konfirmuar ulja e sondës Hayabusa 2 në një asteroid – Ryugu - 300 milionë kilometra larg Tokës.
Agjencia japoneze e Eksplorimit të Hapësirës ka konfirmuar kontaktin bazuar në të dhënat e ndryshimit të shpejtësisë së sondës në fjalë e cila bën pjesë në projektin japonez të kërkimit të origjinës së jetës në sistemin tonë diellor.
Asteroidi i mistershëm që dyshohet se mund të jetë UFO
Një objekt i niveluar që udhëton në hapësirë me një "nxitim të pazakontë" mund të jetë një objekt jashtëtokësor. Ndoshta "është një anije plotësisht funksionale që është dërguar në Tokë nga një qytetërim i huaj"-shkruhet në letrën e dy shkencëtarëve të Harvardit, që do të publikohet më 12 nëntor në Astrophysical Journal Letters.
Njihuni me asteroidin që do të kalojë afër Tokës (Video)
Një asteroid me diameter 15-30 metra do të kalojë shumë afër planetin tonë më 12 tetor, 44 000 km nga toka, ose pothuajse sa një e teta e distancës mes Tokës dhe Hënës ose pak më sipër se orbitat e sateliteve gjeostacionare të NASA-s dhe Agjencisë Hapësinore Evropiane (ESA) që ndodhen në një largësi prej 36 000 km. «2012 TC4» lëviz me një shpejtësi prej rreth 14 kilometra në sekondë, sipas llogaritjeve të shkencëtarëve rrugëtimi i tij nuk përbën ndonjë kërcënim. "Ne jemi të sigurt se nuk ka gjasa që ky objekt të godasë Tokën. Nuk ka asnjë rrezik"- siguroi Dedlev Kosni nga Agjencia ESA.
A u provokua zhdukja permiane nga një asteroid? Disa shkencëtarë mendojnë se kanë gjetur kraterin
Teoria më e pranuar për zhdukjen e dinosaurëve është ajo e goditjes nga një asteroid. 66 milionë vjet më parë një masë shkëmbore me gjatësi 10 km hyri në atmosferën e Tokës dhe u përplas në gadishullin Jukatan në Meksikë. Një krater prej 200 km provon impaktin e goditjes që çoi në zhdukjen e 80% të bimëve dhe kafshëve në Tokë. Kështu sugjeron teoria që mbështetet në prova për këtë.
2014 JO25 - NASA filmon asteroidin që kalon pranë Tokës
Më shumë se 600 m në gjerësi ai kalon brenda rrezes 1.1 milion milje nga Toka dhe rikthehet pas 400 vjetësh.
1 në 250 milionë – asteroridi 2013 TX68, mund të marrë kurs përplasjeje me Tokën në 2017-ën
Agjencia amerikane e Hapësirëska pranuar se një asterorid, i quajtur 2013 TX68, mund të marrë një trajektore përplasjeje me Tokën vitin e ardhshëm. Ai do të kalojë afër planetit tonë më 5 mars dhe rishfaqet mnë 28 shtator 2017, një moment kur trajektorja e tij mund të jetë ajo e përplasjes. Mundësia që NASA jep për kursin e tij drejt Tokës është 1 në 250 milionë, “shumë të vogla”, sipas Paul Chodas, Menaxher i Qendrës për Studime të Orbitimit Afër Tokës në NASA.